E Shtunë, 31 Tetor 2026

HSBC dyfishon fitimet në 11 miliardë dollarë

Londër, 2 gusht - Banka më e madhe e Britanisë së Madhe, HSBC, ka raportuar fitim para tatimit prej 11.1 miliardë dollarë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, më shumë se dyfishi i fitimeve të saj për periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Banka njoftoi se kishte shënuar fitim në çdo regjion, përveç Amerikës Veriore ku kishte pësuar humbje prej 80 milionë dollarë, ka raportuar BBC.

Në Britani të Madhe, fitimet e HSBC kanë arritur në 2.1 miliardë dollarë, një rritje për 26 %.

Bankat e tjera të rëndësishme britanike, Lloyds, Barclays dhe RBS do të raportojnë rezultatet e tyre më vonë gjatë kësaj jave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›