Kredia 80-milionëshe infuzion shpresëdhënës për Kosovës

Prishtinë, 1 gusht — Deri në fund të vitit Kosova do të mund të tërheqë rreth 80 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Botërore, ndërsa këto mjete do të depozitohen në buxhetin e shtetit pak nga pak. Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, në një intervistë për “Kohën Ditore” ditë më parë ka saktësuar se Kosova është duke u munduar që në këstin e parë të tërheqjes të marrë sa më shumë mjete financiare që është e mundur. Sipas tij, këto mjete do të jenë me kamatë tejet të ulët, ndërsa afati i kthimit është për pesë vjet.
“Kamatat janë 0.25 apo 0.57 për qind. Llogaritja është në ‘SDR’, valutë të cilën e përdor FMN-ja. Ky është raporti në mes shkëmbimit të dollarit, euros, valutës kineze, Brazilit ose Japonisë, ndërsa në mesin e këtyre pesë valutave përcaktohet fuqia e ‘SDR’-së. Kamatat bëhen përmes kësaj”, ka thënë ministri Shala. Sipas tij, tërheqja e mjeteve të dhëna për Kosovën në formë të kredisë nga FMN-ja do të bëhet për 18 muaj.
“20 milionë dollarë derdhen menjëherë, ndërsa tërheqja bëhet çdo tre muaj. Për çdo program FMN-ja vjen edhe e vlerëson se a janë duke u zbatuar të gjitha politikat sipas marrëveshjes që kemi dhe a jemi dakord konform asaj që jemi marrë vesh. Pika kryesore është ruajtja e nivelit të shpenzimeve të ekzekutimit”, ka thënë Shala.
Sipas tij, institucionet përgjegjëse financiare të Kosovës janë marrë vesh që Komisionit Evropian t’i raportojnë çdo gjashtë muaj për shpenzimet e bëra.
“Edhe Banka Botërore, edhe Komisioni Evropian mbështetin këtë program të Fondit Monetar. Ky program ia ka hap dyert edhe KE-së që brenda vitit të ndajë 50 milionë euro kredi të cilat do të tërhiqen në dy ‘këste”, ka thënë Shala.
Ai nuk e ka specifikuar se në cilat linja buxhetore do të shfrytëzohen saktësisht këto mjete. Ndërkohë, bazuar në raportin e rishikimit të buxhetit, arka e shtetit do të jetë e pambushur për mbi 200 milionë euro në proporcion me shpenzimet e parallogaritura me të hyrat buxhetore. Sipas raportit, shpenzimet e parapara deri në fund të vitit do të jenë rreth 1 miliard e 254 milionë euro, ndërkaq të hyrat e parashikuara do të jenë në vlerën prej 1 miliard e 106 milionë euro.
Sipas raportit të rishikimit të buxhetit, deficiti buxhetor i parashikuar në fund të vitit do të kapë vlerën prej 218 milionë dollarësh.
Lumir Abdixhiku, ekspert i çështjeve ekonomike në institutin Riinvest, thekson se deficiti do të ishte edhe më i madh po të mos ndërhynte Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Ndërhyrja e FMN-së është bërë për shkak të shqetësimeve që në fund të vitit do të kemi deficit më të madh dhe një krizë financiare të thellë. FMN ka kërkuar shkurtim të shpenzimeve me qëllim të ndaljes së deficitit”, ka thënë ai. “Në qoftë se vazhdojmë me deficite dhe me rritje të shpenzimeve pa një planifikim të mirëfilltë të rritjes së të hyrave, ne na pret një Greqi e dytë”, ka shtuar ai.
Nisja e projekteve të mëdha infrastrukturore i ka kushtuar shtrenjtë financiarisht Qeverisë së Kosovës. Për 27 kilometra rrugë të autostradës do të paguhen 130 milionë euro.
“Kanë filluar projekte të mëdha financiare, ndërkaq nuk është bërë diçka për rritjen e të hyrave”, ka thënë Abdixhiku. Sipas tij, rreziku më i madh financiar është “lidhja” ngushtë e privatizimit të PTK-së me projektin e autostradës.
“Nuk duhet që për shkak të mbulimit të kostos së autostradës t’i shesim asetet publike. është dashur të bëhen planifikime buxhetore të mirëfillta më herët për mbulimin e këtyre shpenzimeve”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se nga parashikimet e të hyrave buxhetore do të ketë dështime të tjera, sikurse që sipas tij, “është duke ndodhur me të hyrat e doganave”.
“Me këto të hyra të parashikuara ne kemi me pasë deficit, ndërsa kur dihet se të hyrat nuk do të dalin sipas parashikimeve, atëherë deficiti do të jetë edhe më i lartë”, ka thënë ai.