PS, Baraj: Aplikimi në BE nuk mbulon dot varfërinë
“Letra e aplikimit në BE nuk mund të jetë gjethja e fikut elektoral të Sali Berishës, si dhe nuk mund ta mbulojë dot hendekun e madh të varfërisë dhe papunësisë që ndan shqiptarët nga Europa” deklaroi nga selia rozë, Besnik Baraj.
TIRANE- Në ditën e një majit, Partia Socialiste ka deklaruar se papunësia në vend është më e lartë se katër vjet më parë. Përmes një konference për mediat nga selia rozë, Besnik Baraj tha se sot shqiptarët janë më të varfër se katër vjet më parë.
“Fatkeqësisht në familjet shqiptare nuk jetohet si në familjen përditë e më të pasur të Kryeministrit. Sot shqiptarët janë më të varfër e më të papunë se 4 vjet më parë, sepse blejnë shumë më pak se 4 vjet më parë” deklaroi Baraj.
Partia Socialiste konsideron se aplikimi për statusin që bëri kryeministri, nuk mbulon dot hendekun e madh të varfërisë.
“Letra e aplikimit në BE nuk mund të jetë gjethja e fikut elektoral të Sali Berishës, si dhe nuk mund ta mbulojë dot hendekun e madh të varfërisë dhe papunësisë që ndan shqiptarët nga Europa” u shpreh Baraj përpara gazetarëve.
(e.n/BalkanWeb)