Privatizimi i INSIG, terhiqen BERZH dhe BB

Ne dhjetor te vitit te kaluar BERZH dhe IFC i kane rishitur qeverise shqiptare pjesen e tyre te aksioneve qe kishin blere 5 vite me pare. Vete BERZH e argumenton terheqjen e saj nga INSIG, tashme ne proces privatizimi, si nje vendim qe ka te beje me strategjite e vete bankes. Ne nje pergjigje zyrtare drejtuar Top Channel, BERZH thote:
"Ne dhjetor te ketij viti, BERZH dhe IFC vendosen qe te dalin nga INSIG nepermjet nje marreveshje rishitjeje per aksionet qe ishte negociuar qe ne kohen e blerjes se atyre aksioneve ne korrik te vitit 2004.
BERZH ka qene aksioner i INSIG per 4.5 vjet, nje kohezgjatje normale per nje investim te Bankes. Strategjite e daljes nga investimet percaktohen nga nje numer faktoresh, ku faktore te mundshem, por jo te vetem, jane kushtet e tregut, interesat e partnereve ne maxhorance dhe ne minorance te Bankes, strategjia e investimit te BERZH ne shtete dhe sektore te ndryshem, shkrirjet dhe blerjet e mundshme, listimet e kompanive ne bursa, etj.
Ne rastin e INSIG, Banka ka pranuar dy here te zgjase afatin e vlefshmerise se marreveshjes se rishitjes se aksioneve me nga nje vit tjeter. Duke konisderuar faktin se procesi i privatizimit kishte mundesi te mbaronte ne vitin 2009 dhe duke rishikuar edhe nje here perfitimet e marreveshjes se rishitjes, te dy institucionet financiare nderkombetare vendosen te mos jene me aksionere te kompanise".
Tashme nuk dihet ende se cfare do te ndodhe me pjesen e aksioneve qe BERZH dhe IFC i rishiten qeverise shqiptare. Por edhe fati i pjeses tjeter prej 61 per qind e aksioneve, te cilat u hodhen ne tender, mbetet i paqarte. Kjo pasi shoqeria e shpallur fituese ne tender, American Reserve Insurations po nguron te coje deri ne fund negociatat per blerjen e INSIG, privatizimi i te cilit po rezulton shume me i delikat nga c'ishte vleresuar.