Zbatimi i ligjeve te arsimit peng ne Keshillin e Larte
Disa nga ndryshimet ne ligjin e arsimit te larte kane mbetur ende pa u konkretizuar per shkak te pezullimit te procesit te diskutimit dhe miratimit te vendimeve te rendesishme prane Keshillit te Arsimit te Larte njohur si KALSH. Qe ndryshimet e miratuara ne ligjin e arsimit te larte te implementohen me sukses duhet qe universitetet dhe grupet e interesit te diskutojne te konkretizojne udhezimet dhe procedurat e nevojshme per implementimin e amendimeve si dhe te marrin vendime kolegjiale sipas ligjit ne fuqi. Duke qene se ne adrese te anetareve te KALSH-it kane mberritur e-maile per te cilat kerkohet miratimi dhe aprovimi i tyre anetaret jane shqetesuar duke kerkuar mbledhje me miratim te ceshtjeve bashkerisht dhe jo duke i deleguar kompetencat e gjithsecilit sekretarise se ketij institucioni.
Keshtu nga anetaret e KALSH-it eshte theksuar nevoja per te diskutuar udhezime per te percjelle sugjerime mes tyre dhe jo vetem per te miratuar udhezime apo direktiva qe vijne nga nje anetar apo disa anetare. Sipas anetareve marrja persiper e rregullimeve nenligjore nga organe te paautorizuara eshte nje veprim qe vjen ndesh me dispozitat e ligjit per arsimin e larte ku ato bazohen dhe akoma me e rende me vete Kushtetuten.
Projektet e lena pezullNje nga projektet e lena pezull eshte rregullorja per organizimin e provimeve te shtetit per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise. Po ashtu ka mbetur pa u miratuar udhezimi per hapjen dhe organizimin e programeve te studimit master i shkencave dhe master i arteve te bukura ne institucionet e arsimit te larte. Nder dokumentet me te rendesishme per miratim ka mbetur i ngrire udhezimi per organizimin e studimeve ne institucionet e arsimit te larte.
ProblematikaNisur nga kompetencat e gjithsecilit por edhe nga parashikimet qe ben ligji anetaret e KALSH-it kane te drejte te propozojne ose te vendosin piketa per sa u takon kerkesave te ecurise ne procesin e mesimdhenies dhe organizimit te punes ne institucionet e arsimit te larte. Nderkohe qe miratimin e ceshtjeve rregulloreve udhezimeve apo vendimeve te tjera e kane bashkerisht te gjithe anetaret e ketij institucioni. Nga ana tjeter projektet duhet te vijne pas konsultimeve me grupet e interesit strukturave ligjore si dhe te diskutohen gjeresisht para se ato te miratohen. Diskutimet sugjerimet propozimet dhe miratimet perkatese behen gjate mbledhjeve dhe firmosen nga anetaret prezente.
Pavaresisht deshires se mire per te qene pjese integrale e teknologjise se informacionit dhe komunikimit me e-mail anetaret e KALSH-it kane kerkuar mbledhje per te diskutuar udhezimet e rregulloren dhe jo te japin aprovimin e tyre drejtuar sekretarise nepermjet komunikimit elektronik me internet.
Dy udhezimet bashke me rregulloren konsiderohen pjese integrale dhe me teper rendesi per tu miratuar sa me shpejt ne menyre qe viti i ri akademik te celet pa vonesa pa probleme dhe pa angari te tjera burokratike.