E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHESHET DHE LIVADHET

Ka dite kur asgje nuk me bezdis aq sa cingerima e telefonit. Posacerisht ne oret e pasdites atehere kur afrohet koha e mbylljes se gazetave dhe rrumbullakimi i lajmeve qendrore televizive e kur gazetaret te zene ngushte nga kerkesa e redaktoreve qe te kene sa me shume deklarata ngutshem rrotullojne numrat e telefonave te analisteve qe mezi presin ta shohin veten ne ekranet televizive apo ne faqet e gazetave. Shpeshhere me behet se vite me radhe u pergjigjem te njejtave pyetje por te shtruara nga gazetare te ndryshem kam ndjenjen se dekada me radhe perseris po te njejtat pergjigje vetem se per media tjera. Me ndodh shpeshhere te pyes veten se valle ka mbetur dicka e pathene ka te atille qe i rilexojne pyetjet me qindra here te perseritura dhe mendimet analitike po aq here te thena e ku ndryshojne vetem emrat e aktoreve politike te cilet permenden. Mbase ka i them vetvetes ngaqe nga dita ne dite shtohet numri i mediave njesoj sic shtohet edhe numri yne i njerezve qe merren me zberthimin e ngjarjeve dhe fenomeneve ne shoqerine tone.

Ka dite kur edhe e parandiej se nga cila redaksi do me paraqiten qe te kerkojne te shpreh mendimin lidhur me ndonje ngjarje njesoj sic ka raste kur e di se ai qe me pyet nuk ka gjithaq per qellim te degjoje mendimin tim por do te peshoje besnikerine time ndaj parimeve dhe qendrimeve te thena publikisht. Pyetje te cilat nuk kane per qellim te degjojne se cfare mendoj por qe duan te zberthejne kodin e te menduarit ishin edhe ato te para disa diteve qe mi shtroi nje kolege e cmuar e te cilat shkurtimisht thene kishin te bejne me paralajmerimin se perpos sheshit te Nikolla Gruevskit i cili thuajse eshte kompletuar sa u perket permendoreve Shkupi do e kete edhe sheshin shqiptar ate te Skenderbeut te cilin si ide e paralajmeroi kryetari i Komunes Cair Izet Mexhiti. Ngaqe e di se cili eshte qellimi i kesaj bisede mundohem qe pergjigjet te mos jene nen nivelin e pyetjeve dhe i them gazetares se mua me gezon edhe ndertimi i nje cezme ne cilendo lendine e jo me ngritja e nje sheshi ku do mund te shetisin pasardhesit e mi ku ata do munden te debatojne te qete per ne te sotmit te kohes kur mbase ndertonim ate qe na e rikujtonin te tjeret apo here-here beheshim ndertues vetem per inat te te tjereve me cka nuk na u dha mundesia te ndertojme ate qe donim dhe per cka me se shumti kishim nevoje. Pastaj koleges nga ana tjeter e telefonit i them se une u besoj projekteve te Izet Mexhitit ngaqe e njoh dhe e di se eshte nga ata sheherlinj qe i cmoj nga ata qe kane nderthurur ne vetvete mangupllekun e shkupjanit dhe kokefortesine e katundarit andaj edhe i shkon deri ne fund asaj qe e premton.

Duke e pare se do ia dal te shpetoj nga pyetja e saj duke u pergjigjur ne stilin rreth e rrotull por pa ia prishur qejfin askujt gazetarja me pyet se nga lindi pernjehere kjo ide per kete projekt dhe mos valle e gjitha ka te beje vetem me rritjen e popullaritetit ne renie te BDI-se te shqiptaret mos valle kjo do te thote se partia e Ali Ahmetit me ne fund ka filluar te behet partnere e mirefillte ne qeverine e Gruevskit sa i perket bashkedrejtimit te shtetit. E dija se do dilte ketu e dija se gazetarja nuk e ka hallin se a do kene shkupjanet shqiptaret shesh por a do kete Ali Ahmeti me cfare te levdohet gjate fushates se ardhshme parazgjedhore ngaqe permendoren e Skenderbeut te ngritur po ashtu nga Komuna Cair e Shkupit ai e harxhoi me gjithe kalin e heroit tone. Mundohem edhe me tej te jap pergjigje qe mos te bien nen nivelin e pyetjeve edhe pse ne heshtje ia pranoj vetvetes se kam filluar ti baraspeshoj pergjigjet qe te mos e zhvleresoj nje projekt aq te rendesishem dhe njekohesisht te shpreh bindjen time se edhe ky projekt shpalos poziten e vasalit te BDI-se ne qeverine e Gruevskit se edhe ky projekt tregon se kjo parti duke mos pasur potence ti realizoje premtimet e dhena si dhe projektet e dobishme per shtetin dhe popullin qe perfaqeson ka mbetur peng e programit partiak te Gruevskit dhe si e tille ka vetem dy zgjidhje o tu bashkengjitet projekteve te VMRO-DPMNE-se e te perfitoje dicka nga ato o te pranoje ate qe eshte duke i ndodhur dhe qe do i ndodhe humbjen e plote. Andaj i them gazetares kur pas dy viteve te tera me ne fund u binden se Gruesvki kurre nuk do i pyese se si do i harxhoje parat e buxhetit te shtetit kur u perballen me revolten e shqiptareve te pakenaqur me menyren si i harxhon kjo qeveri parate e tyre keta te BDI-se mbase e vleresuan se me mire eshte te ndertojne nje shesh te vetin per te mbajtur mitingjet parazgjedhore se sa ta marrim me qira ate te Gruevskit. Dhe vazhdoj tutje mbase duke e vleresuar se askush nuk do u dale ne mitingje te mbajtura prane permendoreve te Gruevskit ketyre te BDI-se u ka lindur ideja per sheshin e Skenderbeut ne Shkup i cili mbase do te shtrohet me pllakat e deshtimeve te kesaj partie. Ky projekt i them gazetares mbase edhe do ndertohet por vetem atehere kur sunduesi do i jape para vasalit prandaj askush nuk tregon sa do kushtoje dhe kur do nise e kur do perfundoje ndertimi i tij per dallim nga ai i Gruevskit Shkupi 2014 i cili qe ne titull ka te shenuar vitin se kur do marre fund ngritja e permendoreve te larta nga dhjetera metra lartesia e te cilave eshte proporcionale me naivitetin politik te Kryeministrit te Maqedonise naivitet qe e con te besoje se lavdia e atyre qe u ngre permendore do mund ta mbuloje marrezine e tij politike. Naivitet te cilin ia ushqejne edhe vasalet e tij te BDI-se duke u bere pjese e projekteve te VMRO-DPMNE-se.

Sic duket gazetaren e tradhtojne nervat e me thote Nuk e kuptoj e mbeshtetni apo jo projektin e sheshit te Skenderbeut ne Shkup qe do ndertohet prane permendores se heroit tone legjendar. Mbase edhe mendon se me ka zene ngushte por ajo nuk e di se pyetjet e saja qarte shpalosin se dikush i ka treguar ate qe nuk e kam fshehur kurre u takojne atyre qe mendojne se BDI-ja eshte duke shkuar rruges qe te mbetet vetem me degen partiake te saj ne Komunen Cair te Shkupit. Dhe duke ecur kesaj rruge duke mberritur te bishti i kalit te Skenderbeut BDI-ja tani serish mbeshtetet tek Izet Mexhiti qe ngriti permendoren e heroit tone legjendar duke menduar se keshtu do i shpetoje edhe ata qe i humben zgjedhjet per postin e prefektit edhe nga kandidate te pavarur si edhe ata te cilet ne vend qe te veprojne ne parti dhe neper institucionet per ku jane zgjedhur shkruajne kolumna javore. Gjithmone duke u kujdesur qe pergjigjet te jene ne nivelin e pyetjeve e perseris se mua me gezon edhe ndertimi i nje ferme pulash kudo qofte e jo me ngritja e nje sheshi ku niperit e mi do tallen o me kete qe shkruaj une o me ate qe sot bejne politikanet tane. Por i them gazetares ne fshatin tim te gjithe i permbahen nje rendi gjate rregullimit te ambientit jetesor kurre nuk nisin ta rregullojne lulishten e oborrit para se ta kene kompletuar shtepine dhe para se te kene kompletuar nevojtoren qe do e perdorin mjeshtrit. Andaj i them gazetares ky shesh mbase do ndertohet ate vit kur ne shqiptaret e ketushem do ia dalim ti qethim lepujt ne mal apo vetem atehere kur partia e Ali Ahmetit do arrije te kontrolloje 30 perqindeshin e buxhetit shteteror sa u takon shqiptareve te ketushem dhe ate pjese te buxhetit ta perdore per ndertimin e objekteve me te nevojshme per popullin tone sic jane per shembull shkollat e djegura dhe te rrenuara urat e demtuara nga te cilat nje dite ne katundaret e rrethines se Shkupit do biem ne lumin Vardar. Pastaj i them gazetares pse qenka kaq e rendesishme se cmendoj une per projektet e BDI-se kur ata kane perkrahjen e organizatave joqeveritare te cilat nuk pyesin nese ndertimi i ketij sheshi do filloje tani apo dy-tri jave para se te nise fushata parazgjedhore e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare nuk pyesin nese ky shesh do kushtoje sa 30 perqindeshi i projektit Shkupi 2014 apo sa bishtat e luaneve te Gruevskit dhe kryqet qe mbajne ne duar rilindesit sllave te vene nga ana shqiptare e Ures se Gurit dhe te kthyer me fytyre nga sheshi i ardhshem i Skenderbeut. Dhe me ne fund e pyes gazetaren nga ajo bindje e saj se domosdoshmerish u dashka te shpreh mospelqim me cdo projekt te kesaj qeverie kur ja per shembull mua me pelqejne kater luanet e Gruevskit te vene tek ura Goce Delcev prane godines se qeverise ngaqe sa here kaloj aty pari ato me ndermendin endrren e cdo maceje dhe te cdo miu per tu bere luan. Pastaj e falenderoj gazetaren qe shtroi pyetjet e porositura nga dikush dhe duke e mbyllur telefonin i them vetvetes mbase edhe njerezit nuk i lexojne pyetjet dhe pergjigjet tona qe te jene me te informuar per ate qe ndodh me ne dhe rreth nesh por vetem sa shohin se neper cilat sheshe e livadhe kullot truri yne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›