Fondacioni Vodafone Albania, përfundojnë Lojërat Olimpike Speciale 2009
Përfundojnë Lojërat Olimpike Speciale për vitin 2009 me bashkëpunimin e Fondacionit Vodafone Albania, i cili përmbush për të dytin vit radhazi misionin e rëndësishëm sportive. Kështu, pas 3 ditësh të mbushura me sport dhe aktivitete të panumërta u mbyll edhe për këtë vit edicioni i dytë i Lojërave Olimpike Speciale. Aktiviteti i rëndësishëm sportiv përfundoi dje pasdreke me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për atletët dhe skuadrat fituese në të cilin morën pjesë shumë personalitete të njohur si Liri Berisha dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Fiona McIlëham. Nën mbështetjen dhe kujdesin e veçantë të Fondacionit Vodafone Albania dhe bashkëpunimit të kësaj të fundit me Olimpikun Special Shqiptar, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendrën Sociale “Don Bosco” si dhe të një numri të madh vullnetarësh u arrit të organizohej ky aktivitet. Qëllimi kryesor i Lojërave, edhe për këtë vit ishte aktivizimi, integrimi në shoqëri, thyerja e pengesave të komunikimit si dhe ndërgjegjësimi dhe mbështetja e shoqërisë, institucioneve dhe individëve të ndjeshëm ndaj individëve me aftësi speciale. Liri Berisha falënderoi Fondacionin Vodafone Albania për punën dhe përkushtimin e dhënë, si dhe përgëzoi të gjithë atletët për pjesëmarrjen dhe aktivizimin e tyre. Në Lojërat Olimpike Speciale të këtij viti morën pjesë 250 atletë të organizuar në 12 skuadra. Lojërat u zhvilluan në 6 disiplina sportive: basketboll, futboll, atletikë, ping-pong, boëling dhe not. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u evidentuan mjaft talente të reja, të cilët u vlerësuan me kupa dhe certifikata. Përsa i përket skuadrave që u vlerësuan me më shumë kupa dhe çmime ishin Elbasani, Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Ndërsa me çmime speciale për përkushtimin, korrektësinë dhe disiplinën u vlerësuan skuadrat e Elbasanit, Beratit dhe Pogradecit. Mbi të gjitha Fondacioni Vodafone Albania mund të krenohet me faktin se mundësoi që si krerët më të lartë të shtetit ashtu edhe njerëzit e thjeshtë të përballen me realitetin e kësaj pjese të shoqërisë, të flasin për të e të bëjnë të mundur integrimin në shoqëri të njerëzve me aftësi speciale.
Dita Botërore e Shëndetit Mendor, MSH-ja gati reformat për trajtimin e pacientëve
Ministria e Shëndetësisë do të bëjë reforma në sistemin shëndetësor të shëndetit mendor. Në një deklaratë për shtyp të MSH-së, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë theksoi angazhimin e plotë për të zbatuar reformën e shërbimeve të shëndetit mendor në Shqipëri. Kjo do të thotë më shumë trajnime për personelin, më shumë qendra me metodat e fundit të përkujdesjes dhe më shumë kushte. Për Ministrinë e Shëndetësisë, reforma në sistemin e shëndetit mendor mbetet një prioritet që do të ketë vëmendje dhe mbështetje maksimale nga i gjithë sistemi shëndetësor shqiptar. Sipas MSH-së rritja e profesionalizmit me qëllim funksionimin gjithmonë e më të mirë të këtij sistemi u hap rrugën proceseve të riintegrimit dhe risocializimit në komunitet të personave që vuajnë nga sëmundjet mendore. “Ministria e Shëndetësisë do të jetë në krye të një procesi shoqëror, i cili bazohet në moton ‘Mos diskrimino, fillo të ndihmosh’. Problemet e shëndetit mendor janë probleme në zgjidhjen e të cilave do të vendos shkenca. Këta të sëmurë janë miqtë tanë, janë vëllezërit dhe motrat tona por janë edhe bashkëpunëtorët tanë”,- thuhet të deklaratën e MSH-së.
12 Tetor 2009