E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen dritën ebotimit libri “Dardanëtpresin Dodonë”

TIRANë- “Dardanët presin Dodonë” është botimi më i fundit për lexuesit. Në rreth 187 faqe publicistike autori Azgan Haklaj sjell fakte aktuale të cilat kanë lidhje me Shqipërinë, Kosovën dhe pa lënë jashtë as Camërinë.

Jeta politike vecanërisht përpjekjet për Pavarësinë e Kosovës kanë zënë një pjesë të rëndësishme të këtij vëllimi që tenton të orientojë lexuesit drejt të drejtës së një shteti për të qënë i pavarur, sovran dhe për më tepër të ruajë lidhjen vllazërore me Shqipërinë.

Jo më pak të rëndësishëm e ka vlerësuar autori dhe cështjen e Camërisë, të cilën ai e konsideron si krahun e ndarë të Shqipërisë. Shkrimet publicistike janë shkëputur nga shkrime reale përgjatë viteve në gazetat shqiptare, ndërkohë që nuk mungojnë dhe vlerësimet për punën në ruajtjen e vlerave kulturore të krahinës së veriut.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›