E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria të ndërpresë tenderin për Lotarinë Kombëtare”

Sipas këtij institucioni, në mënyrë dërrmuese të gjithë shembujt,  që vinë nga vendet më të zhvilluara të botës, tregojnë se në rastin e aktiviteteve të ngjashme janë drejtpërdrejt institucionet publike, që kryejnë administrimin.

“Lotaria Kombëtare për vetë natyrën dhe qëllimin e saj, nuk duhet lejuar të kthehet në një biznes të mirëfilltë, por duhet përdorur si një mjet për të zbutur sadopak nevojat e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare të prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike. Pikërisht administrimi i drejtpërdrejt nga ana e shtetit i Lotarisë Kombëtare është mënyra e vetme për të arritur qëllimin e mësipërm dhe për moskthimin e saj në një biznes të mirëfilltë”, thuhet në reagim.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që të ardhurat e siguruara nga biznesi i lojërave të fatit në emër të shtetit sikurse Lotaria Kombëtare, që nuk sjell asnjë zhvillim ekonomik për vendin dhe nuk prodhon as të mira materiale dhe as shërbime të mirëfillta për qytetarët, por thjesht  sigurojnë fitime në thelb spekulative, të lejohen të dalin jashtë arkës publike qofte edhe pjesërisht. “Aq më shumë është e papranueshme nëse këto të ardhura do të dalin jashtë vendit sikurse do të ndodhi nëse operatori, që do të menaxhoje Lotarinë Kombëtare do të jetë i huaj”, thuhet më tej.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e ndikimit të pasojave të krizës së zgjatur gobale kur biznesi dhe ekonomia shqiptare të paktën në afatmesëm do të kenë nevojë më shumë se asnjëherë për likuiditet si edhe duke patur parasysh se shtresa të gjera shoqërore të prekur nga kriza ndjejnë domosdoshmërinë e mbështetjes shtetërore, paratë e shqiptarëve në asnjë mënyrë nuk duhet të dalin në mënyrë të paarsyeshme jashtë vendit. /Start/

                                                                                             2012-07-01 15:49
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›