E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Cdo ditë një protestë kundër pushtetit

TIRANE-Partia Socialiste u ka bërë sërish sot apel për protesta të pandalshme, shtresave të ndryshme të shoqërisë. Deputetja Arta Dade në një konferencë për shtyp nga selia rozë është shprehur për bashkim të shqiptarëve dhe shqiptareve për të larguar me anë të protestave pushtetin e familjes. “Ti themi jo pushtetit antidemokratik të familjes”.
“Ripërsërisim apelin tonë për qytetarët. Ti japim fund keqqeverisjes që buron nga deformimi i votës. Qytetarët të bashkohen me ne dhe ne me qytetarët për protesta të pandalshme”, tha Dade.

Sipas dades protestat tashmë marrin një karakter më të madh, jo vetëm për kutitë e votimit. “Protesta për rritjen e papunësisë, kundër korrupsionit galopant, kundër varfërisë së skajshme në fshat”, u shpreh Dade.

Deputetja ftoi qytetarët të protestojnë për gjithë këto arsye për ti dhënë jetë më pas protestës më të madhe ne vend. “çdo ditë një protestë për t’u takuar që të gjithë në 30 prill në bulevardin e Tiranës”.

Të njëjtin apel bëri dje kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke theksuar se vetëm protestat largojnë qeverinë e dështuar të Berishës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›