E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, diskutime për planin urban

06/04/2010 Takimi

Hartimi i akteve nënligjore , për ligjin e ri të Planifikimit të territorit, ka mbledhur mesditën e ditës së hënë, në bashkinë Fier, përfaqësuesit e USAID, Co-Plan, bashkive të Vlorës, Himarës, Sarandës, Gjirokastrës, Beratit etj. Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj ka falënderuar iniciatorët e projektit si dhe ka pohuar arritjet e bashkisë Fier, në fushën e planifikimit të territorit dhe miratimit të planit urban. Projekti është financuar nga USAJD dhe ka për qëllim që me anë të dialogut, përfaqësuesit vendorë të zbërthejnë kuptimin e ligjit. USAID, Co-Plan dhe Agjencia Rajonale për planifikimin e territorit që kanë iniciuar takim të përbashkët me njësitë vendorë të qarqeve Fier,Vlorë, Gjirokastër e Berat, kanë synim për tu njohur, diskutuar dhe qartësuar problemet e shumta që lindin në praktikën e përditshme të zbatimit të ligjit urban. Qëllimi i këtij takimi është mbledhja e informacionit për ta mishëruar në hartimin e akteve nënligjore , të ligjit për planifikimin e territorit. Planifikimi i territorit dhe aktet nënligjore ka qenë në thelb të diskutimit të Drejtorit të CO-Plan, Dritan Shutina dhe Drejtorit të Agjencisë Rajonale të Planifikimit, Piro Anastasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›