Sejdiu ngushëllon Obamën për vdekjen e 25 minatorëve
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në të cilin shpreh ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e rëndë që ndodhi dje në Raleigh County, West Virginia, si pasojë e shpërthimit në një minierë, që shkaktoi vdekjen e 25 minatorëve amerikanë dhe la disa të tjerë të plagosur.
"Ju shkruaj në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të bashkëqytetarëve Tuaj, si pasojë e shpërthimit tragjik në minierën e Raleigh County të West Virginia-s”, thuhet në telegram.
"Populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet, të cilat i humbën të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë", thuhet në telegramin e Presidentit Sejdiu dërguar Presidentit Obama.
(d.b/BalkanWeb)