Gjermania mbeshtetje Shqiperise per anetaresim te shpejte ne BE
BERLIN- "Mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë do të vazhdojë në mënyrë që populli shqiptar të bëhet pjesë edhe zyrtarisht sa më shpejt e familjes së madhe evropiane", i deklaroi sot Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler Presidentit të Republikës, Bamir Topi, gjatë takimit të tyre në Berlin.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, u pritën sot paradite nga Presidenti Këler dhe Zonja e Parë, në mjediset e Ndërtesës Presidenciale, në Kështjellën "Shlos Belvju".
Pas kalimit në revistë të trupave ushtarake dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Topi dhe Presidenti Këler vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin shumëpalësh në të gjitha fushat.
Gjatë takimit, Presidenti Topi theksoi faktin se Shqipëria e konsideron Gjermaninë një partner strategjik shumë të rëndësishëm të saj. Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Gjermania në proceset demokratizuese dhe integruese të vendit tonë, duke i dhënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së pranisë së investitorëve gjermanë në Shqipëri, ku në këtë aspekt pritet që gjatë kësaj vizite, të firmoset marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta.
Presidenti Topi, duke u ndalur tek zhvillimet e brendshme në vend, nënvizoi veçanërisht rëndësinë e riinstalimit të dialogut politik në vend mes maxhorancës dhe opozitës dhe bashkëpunimit për reformat e rëndësishme, për të ruajtur vazhdimësinë e rrugës së anëtarësimit në BE dhe përmbushjen e aspiratave integruese të popullit shqiptar.
Nga ana e tij, Presidenti gjerman Këler shprehu besim në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok dhe vuri në dukje se shkëmbimi i vizitave në nivelet më të larta kontribuon në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik. Kreu i shtetit gjerman vuri në dukje mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për Shqipërinë, duke e siguruar Presidentin Topi se kjo do të vazhdojë në mënyrë që populli shqiptar të bëhet pjesë edhe zyrtarisht sa më shpejt e familjes së madhe evropiane.
Në vizitën e tij në Gjermani, Presidenti Topi shoqërohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj.
(d.b/BalkanWeb)