E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me transportuesit: Të vendosur për zgjedhje të shkëlqyera

DURRËS- Kryeministri Sali Berisha është takuar sot në Durrës me përfaqësues të Shoqatës së Transporteve, për të cilët ka premtuar mbështetjen e qeverisë.

Me marrjen e statusit të vendit kandidat sic tha Berisha, më shumë shanse do ketë edhe për transportuesit. Nisur nga kjo ai premtoi se vendi do bëjë gjithcka në këtë drejtim, duke filluar që nga procesi I zgjedhjeve, që sipas tij do jetë I shkëlqyer.

“Ne do marrim statusin që sic e dini u bllokua për arsye personale si në asnjë vend të Europës.Ne jemi të vendosur të bëjmë zgjedhjet më të mira, të shkëlqyera që të meritojmë statusin, më pas do hapim negociatat për vend anëtar, do zbatojmë të gjitha detyrimet”, tha ai. 

Shefi i qeverisë bëri të ditur arritjet e shënuara nga ky sektor vetëm gjatë 6 viteve të fundit.
“Dua të informoj shqiptarët se nga 2006 në 2012 vetëm njëri prej sektorëve të punës suaj, ai i eksporteve është rritur nga 66 mld në 212 mld lekë në vitin 2012. Pra rreth 3 herë është rritur. Kjo rritje është akoma më e madhe në vëllim në ton, më të mëdha se eksportet janë importet, më të mëdha se to transporti i brendshëm. Qeveria do bëjë përpjekje për kushte më të mira, lëvizni në një rrjet rrugor të pakrahasueshëm me atë të pak viteve më pare. Sot shërbeheni në një port me shërbime e kushte të tjera. Lidhjet ndërkombëtare të Shqipërisë janë shumëfishuar. Rritja e vëllimeve të transportit janë për ju një sfidë e madhe, për ekonominë dhe vendin. Qeveria është e vendosur t’ju mbështesë brenda të gjitha mundësive, do bëjmë përpjekje për të lehtësuar barrën burokratike, ne kemi pasur negociata me vendet mike kur ju hasni vështirësi. Për 4 vitet që vijnë janë 4 vitet e zhvillimit më të pakrahasueshëm, fillojnë mbi një stacion të ri, vitet që do kemi statusin e vendit anëtar në BE, do hapen negociatat për integrimin e plotë në BE, ne jemi në prag të zhvillimeve të mëdha, të lëvizim sa më shpejt”, tha Berisha. 

Kryeministri iu përgjigj pozitivisht shqetësimit të transportuesve për cmimet që aplikohen në doganë dhe nga tragetet. “Dogana është partneritet publik-privat. Në këtë kontekst ai që e ndërton merr fitimin, por shteti mund të ndërhyjë, ka mënyra ku cmimi mund të jetë tjetër, shteti do ndërhyjë pa dëmtuar partnertin privat. Ato cmime do njohin një ulje të qartë”

Sipas transportuesve në portin e Durrësit aplikohen tarifa më të larta se në portin e Barit. “Unë do bisedoj me drejtuesit e portit të Durrësit të shqyrtojnë tarifat, por është ndërmarrje publike që do të garantojë mbijetesë,n por ne do përpiqemi çfarë mund të bëjmë”, tha ai më tej.

Një shqetësim tjetër ishte një taksë që Italia vendoste për vecanërisht për transportuesit shqiptarë. Berisha premtoi heqjen e saj. “Kemi bërë dhe do bëjmë gjithcka për të hequr taksën italiane. Problemi është se është një ligj i vjetër, që s’duhet të jetë. Cdo bashkëbisedues italian ka marrë përsipër heqjen e tij, nuk e metitojmë. Do merrem me këtë problem deri në heqjen e tij”, tha ai më tej.
VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›