E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jam prane jush ne kete moment te rende, kurajo"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi u dergoi dje nga nje telegram ngushellimi familjareve te viktimave qe ne menyre tragjike, humben jeten ne liqenin e Butrintit mbremjen e 19 tetorit. Ne mesazhin e tij, presidenti Topi u shpreh familjareve te viktimave ngushellimet me te sinqerta per humbjen e papritur se te dashurve te tyre. "Me lejoni qe te jem prane jush ne keto momente dhimbjeje te thelle per familjet tuaja", - shkruan kreu i shtetit ne telegramin e derguar. Ne mesazhin e ngushellimit, Topi uron qe familjaret te gjejne forcen e duhur per ta perballuar kete tragjedi qe ai e thekson se preku te gjithe. Reagimi erdhi pas tragjedise qe ndodhi dy dite me pare, ku nje varke me 13 persona ne te, u permbys ne liqenin e Butrintit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›