E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Kodi, nje tjeter histori deshtimi i PD-PS

Levizja Socialiste per Integrim kerkon ne menyre urgjente nderhyrjen e nderkombetareve ne procesin e reformes zgjedhore. Nenkryetari i kesaj partie, Pellumb Xhufi theksoi se nen drejtimin e dy forcave politike, PD-PS, reforma po ecen keq e me keq, qe te mbyllet ne minuten e fundit, ne nje rrokopuje te vertete, si ajo qe keto dy forca prodhuan ne zgjedhjet e 3 Korrikut 2005. "Pasi ndertuan ne menyre te njeanshme nje makrostrukture dushkiane me ndryshimet kushtetuese, PD dhe PS po montojne, gjithmone larg institucioneve, edhe infrastrukturen perkatese, Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor eshte nje tjeter histori deshtimi i dyshes perjashtuese PD- PS", u shpreh Xhufi. Sipas tij, premtimi se reforma do te realizohej brenda korrikut, jo vetem qe s'u mbajt por po shtyhet gjithnje e me shume. Ne kete kuader, Xhufi denoncoi faktin qe komisioni per hartimin e Kodit, qe duhej te mblidhej dite e nate per te fituar kohen e humbur, eshte mbledhur heren e fundit me shume se para dy javesh. "Eshte e qarte qe bashkekryetaret e tyre, qe perfaqesojne Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, e kane futur kete komision ne hulline e Komisionit te deshtuar te Reformes Zgjedhore, i cili ne gjashte muaj nuk u mblodh qellimisht nga te njejtet bashkekryetare as dhe nje here te vetme", theksoi ai. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›