Fondet e qeverisë për fermerët do të rriten gjatë vitit 2009
Autori i Lajmit: red.
Pas një përdorimi të sukseseshëm të pagesave direkte për fermerët, për herë të parë gjatë dy viteve të fundit, fondi buxhetor i vitit 2009, për mbështetjen e fermerëve, me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor, pritet të rritet më shume se 10 milionë dollarë. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bëri të ditur, se impakti i këtij programi subvencionues për fermerët dhe gama e zbatimit të mbështetjes financiare gjatë vitit 2008 ka qënë shumë më e gjërë se ajo e vitit të kaluar, ndërkohë që akoma më shumë pritet të rritet për vitin 2009. Përveç mbështetjes për frutikulturën, ullirin dhe vreshtarinë, do të fillojë mbështetja me pagesa direkte për blegtorinë, vajin ekstra virgjinë, çertifikimin për produktet bio, pajisjet ftohëse, bashkëfinancimi për investime për shoqatat dhe kooperativat e reja, etj.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008