Emigrantët dhe familjarët e tyre, kategoritë që përfitojnë nga skema e sigurimeve
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Për t u ardhur në ndihmë emigranteve në evidentimin e periudhave të sigurimit që kanë në Shqipëri, ISSH ofron falas shërbimin e verifikimit të këtyre periudhave. Duhet që vetë qytetarët nëpërmjet një kërkese të deklarojnë vitet dhe ndërmarrjet ku kanë punuar. ISSH brenda një afati 5-mujor bën të mundur dhënien e vërtetimeve të periudhave të sigurimit. Mënyrat e paraqitjes së kërkesave janë: pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore ku banojnë, me postë normale ose me postë elektronike. Burime nga ISSH sqarojnë llojet e përfitimeve të tjera të emigrantëve që kanë vite sigurimi në Shqipëri, pavarësisht se janë të siguruar në momentin që lind e drejta për përfitim.
Përfitimet
1.Pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara
2.Pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi
3.Pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paaftë për punë.
Formula
Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: Moshë, minus 20, pjesëtim për 2, është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht jepet pension invaliditeti i reduktuar. Invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 për qind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15 për qind të pensionit.
Përgjigje disa letrave të emigrantëve
Pyetja e qytetarit
Jam emigrant në Itali dhe dëshira ime është që të kthehem një ditë në vendlindje. Duke qenë se një ditë do të kthehem aty, dua të di nëse është e mundur të përfitoj pension në Shqipëri. Ka një mënyrë për t`u futur në skemën e sigurimeve shoqërore shqiptare, ndonëse nuk punon aty? Si duhet të veproj?
Përgjigjja e specialistit të ISSH-së, Naim Balluku:
Së pari, ju uroj të plotësoni dëshirën që keni. Edhe gjatë kohës që mund të qëndroni në Itali, nëpërmjet personave të afërm që mund të keni në Shqipëri, mund të autorizoni për lidhjen e një aktmarrëveshjeje me Institutin e Sigurimeve Shoqërore për t u siguruar nëpërmjet sigurimit vullnetar. Zgjidhja më e mirë është punësimi, si i punësuar apo i vetëpunësuar, në mënyrë që të përfitoni nga sigurimi i detyrueshëm. Megjithatë, jemi të gatshëm t ju krijojmë të gjitha lehtësirat e mundshme, në mënyrë që të jeni i mbrojtur nga Ligji për Sigurimet Shoqërore.
Pyetja 2
Quhem A. Lera, i datëlindjes 10.10.1946, kam shkëputur marrëdhëniet e punës më 30.9.2000. Tani jam në emigracion në Greqi. Gjithsej kam një vjetërsi pune prej 32 vite e 6 muaj. Kam banuar në qytetin e Korçës dhe kam punuar 28 vite në Kombinatin e Sheqerit Maliq dhe pjesën tjetër kam punuar privat si i vetëpunësuar, duke paguar sigurimet shoqërore. Librezën e punës nuk e kam dhe mund të mos e gjej. Sqarimet që kërkoj nga ju janë: sa vjetërsi duhet për të përfituar pension të plotë, dhe a mund të paguaj tani për të përfituar pension të plotë; ku mund ta gjej vjetërsinë e punës në ndërmarrjen shtetërore dhe si privat; në cilin vit mund të dal në pension?
Përgjigje:
I nderuar Z.Lera, sqarojmë se për të përfituar një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite sigurim. Pra ju duhen edhe 2 vite e 6 muaj . Në këto kushte ju do të përfitoni pension të pjesshëm proporcionalisht me vitet e punuara dhe ato që kërkohen, që në rastin tuaj është 92.8 për qind e pensionit të plotë. Nëse ju dëshironi të përfitoni pension të plotë, mund të siguroni periudha të munguara duke filluar nga 1 tetori 1993, për një sigurim 2 vite e 6 muaj, që është e barabartë me : 30 muaj x 3140 lekë/muaj = 94.200 lekë. Mbështetur në Ligjin Nr.7703 datë 11.06.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju keni kushtet për pension në moshën 64 vjet e 6 muaj, pra në vitin 2011. Për sa i përket vjetërsisë në punë, mungesa e librezës së punës nuk përbën problem për përfitimin e pensionit. Dokumentacioni i vjetërsisë në punë, për ish-ndërmarrjet shtetërore është pjesërisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë ose në Arkivin e Rrethit. Ju këshillojmë që të paraqiteni në DRSSH Korçë në afatin ligjor prej 5 muaj para plotësimit të moshës, për të mos pasur vonesa për kompletimin e vjetërsisë në punë.
Pyetje 3
Quhem Afrim Çela dhe jam me banim në Breshia të Italisë. Jam i datëlindjes 1972. Në Shqipëri kam punuar në një firmë private me siguracione. Gjithsej më bëhet një vjetërsi prej 11 vitesh. Me këtë vjetërsi që kam çfarë përfitoj nga sigurimet shoqërore.
Pergjigje:
I nderuar Afrim, bazuar në Ligjin nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, që të përfitoni një pension, qoftë dhe të pjesshëm, duhet të keni një vjetërsi në punë kontributive për jo më pak se 15 vite. Aktualisht, me vjetërsinë në punë që keni ju nuk përfitoni nga sigurimet shoqërore. Për të përfituar nga Ligji për Sigurimet Shoqërore sipas mundësive financiare që mund të keni, mund të paguani qoftë dhe 4 vite për të përfituar një pension të pjesshëm. Aktualisht, masa mujore e kontributit është 3.140 lekë.
Rast i veçantë
Në pritjen e qytetarëve që organizohet çdo ditë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, u paraqit një qytetar bashkë me një të afërmin e tij. Problemi që shtruan ishte: Qytetari ishte aksidentuar në emigracion në Itali, dhe i afërmi i tij, interesohej nëse përfitonte diçka për kompensimin e energjisë elektrike. Pyetja që i bënë specialistët ishte në kishte punuar në Shqipëri apo jo dhe a kishte përfituar pension invaliditeti nga Sigurimet Shoqërore. Qytetari kishte punuar 16 vite në Shqipëri, por kishte mbi 10 vite që ishte shkëputur dhe jetonte në emigracion dhe nuk ishte paraqitur në organet e Sigurimeve Shoqërore mbasi aktualisht ishte i pasiguruar. Duke pasur parasysh ndryshimin e Legjislacionit, ku përfitimi i pensionit të invaliditetit, jepet në vartësi vetëm të periudhës së siguruar, ku është hequr kushti për të qenë i siguruar në momentin e aksidentit apo sëmundjes, nga ana e ISSH iu dha ndihmë të interesuait, për të kompletuar dokumentacionin për pension invaliditeti. Qytetari me vjetërsinë që kishte përfitoi pension të plotë invaliditeti, mbasi për të përfituar këtë lloj pensioni, nevojitet një periudhë shumë e reduktuar.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008