Lista, 600 barnat që blihen pa recetë
Secili në farmaci mund të
blejë rreth 600 loje barnash
pa recetë. Ilaçet që blihen
pa rekomandimin e mjekut në
gjuhën shëndetësore quhen OTC.
Ilaçe të tilla nuk konsiderohen të
rrezikshme, por vetëm me efekte
qetësuese, parandaluese, apo
lloje bimësh medicinale të cilat
nuk kanë asnjë lloj rreziku edhe
po u morën pa rekomandimin e
mjekut. Çdo vit, në të gjitha vendet
evropiane, Nomeklatura e Barnave,
specialistë të mirëfilltë që
merren me farmaceutikën, duke
pasur parasysh sugjerimet e Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
përcaktojnë një numër barnash,
të cilat mund të tregtohen normalisht
edhe pa rekomandimin e
specialistit. Edhe për këtë vit, numri
i barnave që do të tregtohen
nga farmacitë pa recetë, OTC-të
do të jenë rreth 600. Dy vjet më
parë numri i këtyre ilaçeve ka
qenë vetëm 300, por pas vendimit
të një viti më parë të Komisionit të
Licencimit të Barnave ai shkoi në
600. "Edhe këtë vit kemi të njëjtin
numër barnash, nuk ka pasur
ndryshime, kjo është realizuar
sipas udhëzimeve të OBSH-së,
dhe duke pasur parasysh llojet e
ilaçeve që jepen pa shtrëngime në
sqaroi Ministria e Shëndetësisë.
Kryesisht të tilla ilaçe
janë medikamente që gjenden në
të gjitha shtëpitë tona, ilaçe për
qetësim dhembjesh, vitamina,
apo ilaçe të karakterit bimor, si
kamomil apo lloje të tjera bimësh
qetësuese.
Barnat pa recetë
Aktualisht në farmacitë e vendit
tonë tregtohen 600 medikamente
që mund të merren pa
rekomandim, pa recetë, pa firmën
e mjekut. Barnat e listës janë ilaçe
qetësuese, të cilat shërbejnë për
shqetësimet e shpeshta të popullatës.
Të gjitha barnat e "listës
pa recetë" nuk kanë përbërje
të lëndëve narkotike. Disa nga
ilaçet e hequra nga kjo listë kanë
qenë ato me përmbajtje kodeine.
Kjo substancë duhet të jepet me
rekomandimin e mjekut.
Sipas Urdhrit të Farmacistëve,
pjesë e komisionit të hartimit të
listës pa recetë, ka bwrw qw ndryshimet
tw jenë të tilla që të mos
nxisin pacientin dhe farmacisten,
të marrin dhe të japin në masë
produkte farmaceutike. Konkretisht,
nëse më parë pacientët mund
të blinin një ilaç me një paketë
me 10 kokrra, tani do ta marrin
atë në vlera më të ulëta. Kjo për të
mos abuzuar me cilësinë dhe me
sasinë. Aktualisht në Shqipëri ka
rreth 3 mijë barna të regjistruara.
Disa prej tyre blihen në farmaci
pa recetë, disa të tjera me rekomandim.
Një pjesë e tyre merrem
me rimbursim, një pjesë tjetër me
rekomandimin e një komisioni
specialistësh.
Studimi
Shqiptarët konsiderohen si
popull "ilaçedashës". Këtë fakt
e ka vërtetuar edhe një studim
i Bankës Botërore i disa kohëve
më parë. Sipas përfundimeve të
raportit, ne jemi ndër vendet që
përdorim jo vetëm shumë medikamente,
por njëherësh edhe disa
lloje medikamentesh për të njëjtën
diagnozë. Sipas përfundimeve të
studimit, shqiptarët pinë ilaçe pa
kriter, shkojnë në barnatore për të
blerë medikamente sipas mendjes
së tyre dhe e kanë më të "thjeshtë"
të kërkojnë rekomandimin e farmacistit
se atë të mjekut. Një tjetër
përfundim i studimit është edhe që
në shumicën e rasteve shqiptarët
marrin alternativën e fundit për të
trajtuar problemet shëndetësore.
blejë rreth 600 loje barnash
pa recetë. Ilaçet që blihen
pa rekomandimin e mjekut në
gjuhën shëndetësore quhen OTC.
Ilaçe të tilla nuk konsiderohen të
rrezikshme, por vetëm me efekte
qetësuese, parandaluese, apo
lloje bimësh medicinale të cilat
nuk kanë asnjë lloj rreziku edhe
po u morën pa rekomandimin e
mjekut. Çdo vit, në të gjitha vendet
evropiane, Nomeklatura e Barnave,
specialistë të mirëfilltë që
merren me farmaceutikën, duke
pasur parasysh sugjerimet e Organizatës
Botërore të Shëndetësisë,
përcaktojnë një numër barnash,
të cilat mund të tregtohen normalisht
edhe pa rekomandimin e
specialistit. Edhe për këtë vit, numri
i barnave që do të tregtohen
nga farmacitë pa recetë, OTC-të
do të jenë rreth 600. Dy vjet më
parë numri i këtyre ilaçeve ka
qenë vetëm 300, por pas vendimit
të një viti më parë të Komisionit të
Licencimit të Barnave ai shkoi në
600. "Edhe këtë vit kemi të njëjtin
numër barnash, nuk ka pasur
ndryshime, kjo është realizuar
sipas udhëzimeve të OBSH-së,
dhe duke pasur parasysh llojet e
ilaçeve që jepen pa shtrëngime në
sqaroi Ministria e Shëndetësisë.
Kryesisht të tilla ilaçe
janë medikamente që gjenden në
të gjitha shtëpitë tona, ilaçe për
qetësim dhembjesh, vitamina,
apo ilaçe të karakterit bimor, si
kamomil apo lloje të tjera bimësh
qetësuese.
Barnat pa recetë
Aktualisht në farmacitë e vendit
tonë tregtohen 600 medikamente
që mund të merren pa
rekomandim, pa recetë, pa firmën
e mjekut. Barnat e listës janë ilaçe
qetësuese, të cilat shërbejnë për
shqetësimet e shpeshta të popullatës.
Të gjitha barnat e "listës
pa recetë" nuk kanë përbërje
të lëndëve narkotike. Disa nga
ilaçet e hequra nga kjo listë kanë
qenë ato me përmbajtje kodeine.
Kjo substancë duhet të jepet me
rekomandimin e mjekut.
Sipas Urdhrit të Farmacistëve,
pjesë e komisionit të hartimit të
listës pa recetë, ka bwrw qw ndryshimet
tw jenë të tilla që të mos
nxisin pacientin dhe farmacisten,
të marrin dhe të japin në masë
produkte farmaceutike. Konkretisht,
nëse më parë pacientët mund
të blinin një ilaç me një paketë
me 10 kokrra, tani do ta marrin
atë në vlera më të ulëta. Kjo për të
mos abuzuar me cilësinë dhe me
sasinë. Aktualisht në Shqipëri ka
rreth 3 mijë barna të regjistruara.
Disa prej tyre blihen në farmaci
pa recetë, disa të tjera me rekomandim.
Një pjesë e tyre merrem
me rimbursim, një pjesë tjetër me
rekomandimin e një komisioni
specialistësh.
Studimi
Shqiptarët konsiderohen si
popull "ilaçedashës". Këtë fakt
e ka vërtetuar edhe një studim
i Bankës Botërore i disa kohëve
më parë. Sipas përfundimeve të
raportit, ne jemi ndër vendet që
përdorim jo vetëm shumë medikamente,
por njëherësh edhe disa
lloje medikamentesh për të njëjtën
diagnozë. Sipas përfundimeve të
studimit, shqiptarët pinë ilaçe pa
kriter, shkojnë në barnatore për të
blerë medikamente sipas mendjes
së tyre dhe e kanë më të "thjeshtë"
të kërkojnë rekomandimin e farmacistit
se atë të mjekut. Një tjetër
përfundim i studimit është edhe që
në shumicën e rasteve shqiptarët
marrin alternativën e fundit për të
trajtuar problemet shëndetësore.