Rama/ Takon pronarët e bizneseve të vogla, i fton në protestë

Kreu i PS-së dhe bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka pasur sot një takim me pronarët e bizneseve të vogla. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se rritja e taksave për binesin e vogël ka çuar në falimentimin e një sërë biznesesh. "Dhjetra biznese po falimentojnë sepse nuk përballojnë dot taksat e vëna nga qeveria", tha ai. Rama u ka dorëzuar atyre ftesa për të marrë pjesë nesër në protestën e bashkive socialiste që do të zhvillohet në orën 11:00.