Fondi 1 mln € për punësimin e rinisë, Basha: Për herë të parë në historinë e Bashkisë
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë një takimi të zhvilluar në “Hotel Tirana” me temë “Zhvillimi ekonomik dhe punësimi në Tiranë”, deklaroi se Bashkia Tiranë do të bëjë të mundur fondin për të kredituar të rinjtë dhe të rejat e kryeqyetit.
Basha nënvizoi se punësimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësia që të rinjtë dhe të rejat të hapin biznese të vogla është dhe mbetet prioritet i Bashkisë së Tiranës.
“Problemi që kemi përpara është ai i mundësimit të kreditimit për rininë kryeqytetase sa herë që të rinjtë dhe të rejat hedhin një hap në drejtim të sipërmarrjes. Nuk do kishte problem nëse reagimi nga institucionet financiare të kryeqyteti do ishte i shpejt3e dhe do të mundësonte një valë kapitalistësh të rinj që do krijonte vlerë dhe vende pune. Të gjithë e dimë që procesi nuk është i lehtë dhe i shpejtë dhe ndaj për herë të parë në historinë e pushtetit vendor dhe ne përputhje me rolin aktiv në krye të Bashkisë së Tiranës, ne hodhëm një hap të paprecedente që një pjesë të buxhetit të Tiranës të kalojë si garanci për bankat e nivelit ë dyte ne mënyrë që të operohet më me shpejtësi”, theksoi Basha.
Kryebashkiaku Basha teksa nënvizoi se suksesi i nismës do të garantohet vetëm nëse procesi drejtohet tek objektivi dhe transparenca shtoi se në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak janë vendosur dhe kriteret që duhet të kenë banka, e cila duke marrë 1 milionë euro nga Bashkia e Tiranës si fond garancie do të mundësojë pikërisht kreditimin e të rinjve të qytetit të Tiranës për hapjen e bizneseve të tyre.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Dorëheqja e Vasilit, Basha: U largua për të ushtruar detyrat politike në LSI, e falenderoj për bashkëpunimin VIDEO: Fondi 1 mln euro për punësimin e rinisë, Basha: Për herë të parë në historinë e Bashkisë