E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i Financimit te Zonave Malore, del ne shitje

Qeveria fton investitoret private te behen aksionere ne Fondin e Financimit te Zonave Malore. Fondi qe kohet e fundit eshte me statusin e nje institucioni jo banke zoterohet ne 100 per qind et aksioneve te saj nga Ministria e Financave, e cila kerkon te ndaje pronesine mbi Fondin, me investitore te huaj. Ftesa per investitore strategjike eshte bere publike tashme. Kushti eshte qe investitoret te kontribuojne ne ndarjen e pronesise se aksioneve minimumi me 5 milione euro, me nje mundesi ne te ardhmen per ta blere totalisht Fondin, ose ne menyre te pjesshme. Fondi per Financimin e Zonave Malore eshte themeluar ne vitin 1999 me status jo banke i cileve nepermjet kredive te buta te IFAD ka financuar projekte kryesisht te karakterit bujqesore ne zonat malore te vendit. Misioni real i Fondit, eshte te kontribuoje ne rritjen ekonomike ne zonat me te varfra te vendit nepermjet mikrokredive dhe financimit te projekteve te per ndermarrje te mesme me karakter prodhues. Qe nga themelimi Fondi i Zhvillimit te Zonave Malore i eshte pergjigjur me sukses mandatit per te cilin funksionon dhe aktualisht ka nje portofol te paster kredish. Ministria e Financave ne ftesen per tender, thote se kane prioritet investitoret e huaj nga sektori privat te cilet mund te jene edhe ne bashkepunim me biznesin vendas. gjithashtu investitoret duhet te kene eksperience ne sektorin financiar minimumi 4 vjet. Investitori ose konsorciumi duhet te kene nje madhesi te kapitalit 30 milione euro minimumi. Fondi i Financimit te Zonave Malore FZM ka 20 dege qe mbulojne 23 rrethe. Ofron kredi ne me shume se 800 fshatra. Ka aktualisht ka 4985 kliente aktiv me portofol kredie 13 milione euro. FFZM synon te jete nje institucion financiar per zonat malore te Shqiperise, duke bere te mundur dhe ofruar nje numer produktesh dhe sherbimesh financiare qe sigurojne te ardhura te mjaftueshme per institucionin dhe kosto te pranueshme per klientet, banoret e te gjitha zonave malore, duke perfshire edhe sipermarresit, per ndermarrje bujqesore e jobujqesore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›