E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia, per tre vite shteti shet te gjitha pronat

Gjate ketyre tre viteve qeveria do te shese te gjitha aksionet e saj, te cilat i zoteron ende ne disa ndermarrje, por do te shese edhe disa nga ndermarrjet dhe objekte qe jane totalisht ne pronesi te saj. Burimet nga Ministria e Ekonomise njoftojne se, brenda ketij viti, pjesa e mbetur e aksioneve te shtetit ne Albtelekom qe aktualisht jane 25 %, shume shpejt do te dalin ne shitje. Te gjitha aksionet shteterore ne kompanite publike do te privatizohen brenda ketij katervjecari, percakton Ministria e Ekonomise ne strategjine e privatizimit. Aktualisht Ministria e Ekonomise eshte ne inventarizimi dhe vleresimi te te gjitha kompanive me kapital shteteror, atyre me kapital te pjesshem shteteror si dhe te pronave publike, me qellim qe brenda 3 viteve te privatizohen pothuajse te gjitha aksionet e tyre. Ne pak muaj do te privatizohet edhe pjesa e mbetur e paketes shteterore te aksioneve te kompanise se telefonise fikse Albtelekom dhe jane duke evidentuar te gjitha ndermarrjet me kapital shteteror, ato me kapital te pjesshem, si dhe te gjitha pronat shteterore, me qellim qe brenda 3 viteve te privatizohen pothuaj te gjitha. Procedurat per privatizimin e aksioneve te minorances ne ndermarrjet e privatizuara tashme jane gati. Vitin qe shkoi qeveria ka mundur te privatizoje rreth 13 per qind te aksioneve ne pronesi te shtetit ne AMC dhe ne disa banka te nivelit te dyte ku shteti zoteronte aksione. Ministri i ekonomise Dritan Prifti ka pohuar pak kohe me pare se ka nje strategji shume te fokusuar per te hequr pjesen e kapitalit shteteror, per te gjitha ndermarrjet qe aktualisht jane me kapital shteteror.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›