E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i posaçëm i SHKB-së do të shpërblehen informatorët

12/06/2009  Përcaktohen detaje të shpenzimeve të këtij shërbimi

TIRANË- Këshilli i ministrave përcakton detaje për përdorimin e fondeve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme. Kështu në vendimin e djeshëm thuhej se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.10002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që Kontrolli i Brendshëm (SHKB), në Ministrinë e Brendshme, ka dhe përdor fondin e posaçëm të shpenzimeve, në funksion të veprimtarisë, informative dhe procedurale penale, brenda fondeve të buxhetit vjetor, miratuar për Ministrinë e Brendshme”. Më tej thuhet se “ky fond të përdoret në funksion të veprimtarisë informative dhe që përbëhet nga shpenzimet për shpërblimin e personave, që bashkëpunojnë me SHKB-në, shpenzimet për sigurimin e informacionit, shpenzimet për blerje e shërbime të drejtpërdrejta, të mjeteve e të pajisjeve, shpenzimet për marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve, shpenzimet për kryerjen e testit të integritetit, funksion të veprimtarisë procedurale penale, që përbëhet nga shpenzime për oficerin dhe agjentin e Policisë Gjyqësore ose personin e autorizuar, gjatë kryerjes së operacioneve, ku përdoren teknika të posaçme hetimi (përgjime, veprime të simuluara dhe infiltrime). Vlera e fondit të posaçëm është 15 për qind e vlerës së buxhetit vjetor të SHKB-së. Kontrolli për shpenzimet e kryera nga fondi i posaçëm ushtrohet, jo më pak se një herë në vit, nga personat e autorizuar nga ministri. Ngarkohet ministri i Brendshëm për nxjerrjen e udhëzimit përkatës për përcaktimin e procedurave të hollësishme, që duhen zbatuar, dhe të dokumentacionit, që duhet hartuar për përdorimin e këtij fondi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›