Islami: Gabime në listat përfundimtare të votuesve
12/06/2009 Socialistët rishfaqin shqetësimet mbi infrastrukturën zgjedhore
“Shqetësues bashkëpunimi i dyshimtë i qeverisë me kompaninë koncesionare ALEAT”
Partia Socialiste rikthen sërish vëmendjen te procesi i pajisjes së votuesve me letërnjoftimet elektronike si dhe te lista elektronike e zgjedhësve. Pas një pauze të shkurtër, përfaqësuesit socialistë risjellin në vëmendje shqetësimet e tyre mbi këto dy çështje. Kështu, sekretari për çështjet ligjore në PS, Kastriot Islami, gjatë një komunikimi me medien theksoi se “situata vazhdon të mbetet e rëndë dhe zgjedhjet shumë të rrezikuara”. Ndërkohë, ndalur te procesi i aplikimit të zgjedhësve për kartat e identitetit, Islami vuri në dukje se “numri i votuesve pa pasaportë që nuk do të kenë në dorë letërnjoftimin, pra që nuk do të kenë mundësi të votojnë, do të jetë shumë më i lartë se 10 për qind”. Sipas tij, shifrat që jep Ministria e Brendshme janë të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Por socialistët shkojnë më tej duke ngritur një tjetër shqetësim, për më tepër duke e servirur atë si një akuzë mes qeverisë dhe shoqërisë koncesionare. “Nuk ka asnjë vlerë për zgjedhjet shifra prej 1.3 milion aplikimesh, kur Ministria e Brendshme nuk është në gjendje të thotë se nga lista përfundimtare e zgjedhësve se cilët emra janë me pasaporte, cilët janë me letërnjoftimi dhe cilët janë as me pasaportë dhe as me letërnjoftimi. Por shqetësuese këto ditë është bashkëpunimi i dyshimtë i qeverisë me kompaninë koncesionare ‘Aleat’. Askush nuk e kupton pse ‘Aleat’ nuk publikon te dera e zyrës së aplikimit emrat e të gjithë atyre që i ka ardhur letërnjoftimi, që të mos sorollaten”, - deklaroi Islami. Duke dhënë një shembull konkret mbi këtë çështje, kandidati për deputet i PS-së theksoi se “askush nuk e kupton se nga 1936 votues pa pasaportë në komunën Poshnjë, 740 aplikantëve u thuhet pas disa javësh se u është djegur aplikimi, kur procesi i aplikimeve mbaron sot”. Gjithashtu gjatë fjalës së tij Islami u ndal dhe në një çështje të dytë që lidhet konkretisht me përbërjen e listave të votuesve shqiptare. “Në listat e votuesve rezulton se Shqype Hasibja, 159-vjeçe, nga Shkallnuri, në komunën Rrashbull të Durrësit, është prezentë për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Pra, me listën e përqendruar dhe të kompjuterizuar dhe me softe austriake Shqype Hasibja vazhdon të mbetet në listën e votuesve, që është një rast tjetër që ul në mënyrë të paimagjinueshme besimin e shqiptarëve në zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, - u shpreh Islami, duke sjellë në këtë mënyrë një shembull konkret për të argumentuar shqetësimin e ngritur nga PS-ja. Gjithashtu, si për t’i mëshuar më tej këtij fakti, sekretari për çështjet elektorale shtoi se “janë mbi 17 mijë shqiptarë, gati sa dy mandate deputetësh me moshë mbi 90 vjeç deri te mosha e Shqypes 159-vjeçe, mbi 5 mijë votues me moshë mbi 100 vjeç dhe rreth 3300 votues me moshë mbi 110 vjeç”. Në këtë mënyrë, në gjykimin e socialistëve lista përfundimtare nuk është pastruar, megjithëse është e kompjuterizuar.
Përplasja PS-qeveri
Partia Socialiste pati kërkuar nga Ministria e Brendshme listën e votuesve me pasaportë, dokument që duhet të jepet me përgjegjësi zyrtare dhe i saktë, listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar (jo ata që ende nuk kanë aplikuar), të përditësuar me të dhënat deri më datën 25 maj 2009, po ashtu dhe listën e votuesve pa pasaportë, që kanë aplikuar dhe kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhëna deri në datën 25 maj 2009. Ministria e Brendshme nga ana e saj në përgjigjen që i pati kthyer selisë rozë theksoi se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik po ecën me ritme shumë të mira dhe është shtrirë në të gjitha zyrat e Gjendjes Civile, të të gjitha komunave dhe bashkive të vendit. Por të dhënat qenë përqendruar vetëm te lista emërore e të gjithë votuesve pa pasaportë, që nuk kanë aplikuar ende për letërnjoftime elektronike dhe jo tek dy kërkesat e tjera.