Garda e Republikës me 1187 veta
12/06/2009 Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave
Miratohen gradat e nivelet e reja
TIRANË-Struktura dhe organizimi i Gardës së Republikës dhe njësimi i gardave u miratuan dje në një vendim zyrtar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 2, dhe 11, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2005, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr.9366, datë 30.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që numri limit i punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, për vitin 2009, të jetë, gjithsej, 1.187 veta. Më tej u miratuan edhe njësimi i funksioneve organike sipas nivelit të gradave si dhe struktura. Në asnjë rast, punonjësit brenda çdo strukture (Komandë, shtab, drejtori, degë, njësi apo departament e sektor) nuk duhet të kenë gradë më të lartë se eprori, edhe kur funksionet organike janë të të njëjtit nivel. Efektet financiare, që rrjedhin nga ndryshimet e limitit organik dhe ato strukturore të Gardës së Republikës, mbulohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Brendshme. Plotësimi i organikës sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet vendimit, të bëhet i shtrirë në dy vitet buxhetore 2009-2010, në varësi të lirimit të ushtarëve, që plotësojnë kohën e plotë të kryerjes së shërbimit ushtarak, dhe në çdo kohë dy gardistë ushtarë të zëvendësohen me një nënoficer, për kryerjen e shërbimeve, që mbulohen me gardistë ushtarë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përbërja organike, për vitin 2010, me shtesën prej 196 vetash, për mbulimin e shërbimeve, që kryhen nga ushtarë, me nënoficerë me pagesë, të bëhet efektive vetëm pas miratimit, me vendim përkatës, të numrit të punonjësve buxhetorë, për atë vit.