E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi për pronarët, 21 milionë USD për 2010

 Sipas buxhetit të vitit 2010, të miratuar në muajin nëntor në Parlament, fondi për kompensimin e ish-pronarëve është 21 milionë dollarë. Ndërkohë qeveria, në planin makroekonomik të viteve 2010- 2013, parashikon ta rrisë atë edhe për tre vitet e ardhshme. Kështu në vitin 2011, në të cilin pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale, ky fond do të jetë 26 milionë dollarë. Por rritja më e madhe është parashikuar për 2012, kur ajo do të jetë 44 milion dollarë, më shumë se dyfishi i vitit aktual, ndërkohë që në vitin 2013 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin e ri fondi për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve parashikohet të jetë 54 milionë dollarë. Kjo është shifra më e madhe që qeveria ka vënë ndonjëherë në dispozicion të kësaj shtrese. Ndërkohë fondi për ish pronarët i parashikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2009 ishte 12 milionë dollarë. Kabineti qeveritar ka përcaktuar si një ndër prioritetet e tij më të rëndësishme reformën në pronësi në këtë mandat të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›