Kompensimi i pronarëve, ligj i ri për pagesat me këste
BLEDAR HOTIQeveria ndryshon me anë një projektligj të veçantë mënyrën e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuar. Mbi bazën e draftit, kompensimi në lekë për ish-pronarët do të realizohet nga Qeveria me skemën me këste dhe jo njëherësh. Projektligji "Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave", i paraqitur për shqyrtim në Kuvend, vendos që ndryshe nga herët e tjera ish-pronarët nuk do të kompensohen financiarisht menjëherë, por mbi bazën e afateve të ndryshme kohore. Do të jetë Ministria e Financave që do të përcaktojë afatet dhe modalitetet. Kështu është përcaktuar në nenin 6, pika 1 dhe 2 të këtij projektligji në lidhje me shpërndarjen e fondit të kompensimit. Një gjë e tillë sanksionohet edhe për ish-pronarët, të cilët përfitojnë kompensim financiar nga shteti si pjesë e procesit të legalizimit të zonave informale. "Në bazë të arkëtimit të të ardhurave sipas shkronjës "c", të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, miraton shumën në dispozicion të pronarëve, të parashikuar në pikën 2, të nenit 5, të këtij ligji, dhe shtrirjen kohore të përfitimit të kësaj shume. Pjesa e mbetur e fondit të kompensimit përdoret për kompensimin e subjekteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 5, të këtij ligji, në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit, në varësi të të ardhurave, që gjenden në fondin e kompensimit të pronave", thuhet në pikat 1 dhe 2 të nenit 6. Kriza ekonomike duket se ka ndikuar në vendimmarrjen e Qeverisë, në mënyrë që të realizojë një shpërndarje të lekëve me formën e kësteve për ish-pronarët, duke ndjekur dhe formulën që përdoret për ish-të përndjekurit politikë. Kjo kategori dëmshpërblehet sipas një skeme të posaçme përgjatë tetë viteve dhe shpërndarja bëhet në mënyrë proporcionale. Ndërsa kompensimi i ish-pronarëve për pronën e tyre në zonën informale do të kushtëzohet nga pagesa që do të bëjnë banorët, që do të legalizojnë truallin e ri të shtëpisë së ndërtuar në rrugë jo ligjore.Fondi SpecialQeveria ka përcaktuar një llogari të posaçme bankare, që administrohet nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai çelet në një llogari të posaçme të thesarit në Bankën e Shqipërisë. Për burimet e fondit të pronave, Qeveria ka përcaktuar pesë mënyra. "Burime e fondit të kompensimit të pronave janë: a) të ardhurat buxhetore ku përfshihen: a)të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, sipas ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", ndryshuar; b)të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, në masën 65 për qind e vlerës së shitjes, për objektet, dhe 100 për qind e vlerës së shitjes, për truallin; c) të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë, së parcelës ndërtimore, sipas ligjit "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar; dhe d) të ardhura të tjera, që sipas ligjeve të veçanta apo akteve nënligjore, kalojnë për llogari të fondit të kompensimit të pronave", thuhet në nenin 3 të draftit. Gjithashtu po në këtë draft përcaktohet se edhe të ardhurat nga donatorë të ndryshëm realizohen të fondi special i pronave. Ndërsa është përcaktuar se ky fond i akumuluar dhe i papërdorur nuk digjet sipas ligjit për "Buxhetin faktik", por mbartet për llogari të vitit të ardhshëm. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend së bashku me buxhetin faktik. Ministri i Financave përcakton me udhëzim mënyrën dhe procedurën për administrimin e fondit të kompensimit dhe rregulluar për arkëtimin e administrimin e burimeve, që përbëjnë këtë fond. Drejtori i AKKP-së, në bazë të nenit 7 duhet t'i raportojë me shkrim periodikisht çdo tre muaj Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, për ecurinë e procesit të kompensimit financiar dhe për mënyrën e administrimit të fondit.nenet e ProjektligjitNeni 2 1. Fondi i kompensimit të pronave është i krijuar me ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar.2. Fondi i kompensimit të pronave vlerësohet fond special, në kuptim të nenit 7 të ligjit, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë". Procedurat e propozimit dhe të miratimit të këtij fondi janë po ato që zbatohen për ligjin për buxhetin e shtetit dhe paraqiten për miratim në Kuvend së bashku me të.3. Fondi i kompensimit të pronave përdoret për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, që kanë fituar të drejtën e kompensimit financiar, kur kthimi fizik i pronës së tyre ka qenë i pamundur.Neni 3Burime e fondit të kompensimit të pronave janë:1. Të ardhurat buxhetore ku përfshihen: a) të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, sipas ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", ndryshuar;b) të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, në masën 65 për qind e vlerës së shitjes, për objektet, dhe 100 për qind e vlerës së shitjes, për truallin;c) të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë, së parcelës ndërtimore, sipas ligjit "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar;d) të ardhura të tjera, që sipas ligjeve të veçanta apo akteve nënligjore, kalojnë për llogari të fondit të kompensimit të pronave.2. Të ardhura nga donatorë të ndryshëmNeni 41. Fondi i kompensimit të pronave administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.2. Fondi i kompensimit të pronave çelet në një llogari të veçantë të thesarit në Bankën e Shqipërisë. Burimet që përbëjnë fondin e kompensimit të pronave sipas nenit 3, të këtij ligji, arkëtohen dhe administrohen, sipas natyrës së tyre nëpërmjet sistemit të thesarit.3. Pavarësisht rregullit të përcaktuar në nenin 5, të ligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", gjendja e mjeteve monetare të papërdorura nga fondi i kompensimit të pronave në fund të vitit buxhetor, në llogarinë e veçantë në Bankën e Shqipërisë, mbartet për llogari të vitit të ardhshëm".4. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend së bashku me buxhetin faktik.5. Ministri i Financave përcakton me udhëzim mënyrën dhe procedurën për administrimin e fondit të kompensimit dhe rregullat për arkëtimin e administrimin e burimeve, që përbëjnë fondin e kompensimit.Neni 51. Subjektet e shpronësuara që kanë fituar të drejtën për kompensim, në përputhje me ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, përfitojnë kompensim nga fondi i kompensimit sipas vlerës dhe mënyrës së përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e rregullave dhe kritereve përfitojnë kompensim nga fondi i kompensimit sipas vlerës dhe mënyrës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve në të holla.2. Pronarët që kanë fituar të drejtën për shpërblim, në përputhje me ligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar përfitojnë kompensim nga fondi i kompensimit, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelave ndërtimore.3. çdo subjekt shpronësuar, të cilit i njihet e drejta e kompensimit të pronës me ligj të veçantë, përfiton kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe/apo në ligjin, që i njeh të drejtën e kompensimit.Neni 61. Në bazë të arkëtimit të të ardhurave sipas shkronjës "c", të pikës 1, të nenit 3, të këtij ligji, Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, miraton shumën në dispozicion të pronarëve, të parashikuar në pikën 2, të nenit 5, të këtij ligji, dhe shtrirjen kohore të përfitimit të kësaj shume.2. Pjesa e mbetur e fondit të kompensimit përdoret për kompensimin e subjekteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 5, të këtij ligji, në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit, në varësi të të ardhurave, që gjenden në fondin e kompensimit të pronave.3. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes së vet zyrtare listën e personave,që përfitojnë nga i kompensimit të për periudhën përkatëse.4. Subjektet përfituese, në emër dhe për llogari të tyre, hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë. Vërtetimin e lëshuar nga banka e lëshojnë pranë AKKP-së, e cila ia bashkëlidh dosjes së aplikimit.5. AKKP-ja, sipas fondit të vënë në dispozicion, shpërndan vlerën e kompensimit për subjektet e përcaktuara në nenin 5, të këtij ligji, nëpërmjet derdhjes së shumës në depozitën bankare, të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, sipas pikës 4, të këtij neni.6. Shuma e të hollave, të përfituara nga kompensimi financiar, e depozituar në llogarinë bankare, tërhiqet personalisht nga subjekti përfitues apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar. Pagimi i shumës së depozituar në favor të subjekteve përfitues bëhet pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Dokumentacioni i nevojshëm dhe procedurat për verifikimin e tij përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.Neni 71. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së i raporton me shkrim, periodikisht, çdo tre muaj, Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, për ecurinë e procesit të kompensimit financiar dhe për administrimin e fondit të kompensimit të pronave.