Parlamenti ka nisur zyrtarisht shqyrtimin e dekreteve të presidentit për Gjykatën e Lartë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pavarësisht zhurmës së madhe që ka shkaktuar ditët e fundit Partia Socialiste, e amplifikuar kjo edhe nga zgjatimet mediatike, nuk ka konsumuar asnjë shkelje ligjore në rastin e procedurës së përcaktuar të shqyrtimit të kandidaturave të 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Zyra e shtypit e Kuvendit ka vënë në dispozicion faksimilet e dy shkresave që Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko ka dërguar në adresë të Kuvendit dhe më konkretisht kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit më pas ka vënë në dijeni kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatos Beja të cilit i rekomandon që në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këtë çështje, që mban datën 18 janar 2005, të fillojë shqyrtimin e kandidaturave që Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati dekretuar pak javë më parë, për të plotësuar në këtë mënyrë vendet vakante ne këtë institucion të lartë të gjyqësorit. Të vendosura në dy data te ndryshme dhe me diferencë ditësh me njëra-tjetren, pikërisht në datat 12 dhe 22 maj, dekretet e kreut të shtetit për kandidatët Kristaq Traja, Zamir Poda, Artan Zeneli, Altina Xhoxhaj dhe Medi Bici për në shkallën më të larte të gjyqësorit shqiptar, kanë sjelle ditët e fundit një perplasje të fortë mes pozits dhe opozitës. Gjithsesi dokumentat e serviru nga kryetarja e Kuvendit dëshmojnë katërcipërisht se parlamenti ndodhet aktualisht tërësisht në ushtrim të së drejtës së tij kushtetuese të verifikimit të dosjes së këtyre kandidaturave.
Mazhoranca ka reaguar sërish dje ndaj pretendimeve absurde dhe opozitës boshe që po përpiqet të zhvillojë PS, gjatë ditëve të fundit, me cështjen e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të dekretuar nga Presidenti, por të pavotuar në Kuvend. Deputeti i
PD-së, Aldo Bumçi deklaroi se për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë, mazhoranca e djathtë parlamentare do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetutese, i cili e interpreton në mënyrë përfundimtare këtë çështje. Duke u ndalur tek afatet që Kuvendi ka në dispozicion në shqyrtimin e dekreteve të Presidentit, deputeti Bumçi pranoi se “parlamenti ka afate që parashikojnë kohën kur ky institucion duhet të përgjigjet, por ka edhe një vendim të Kushtetueses për këtë çështje, që është shumë i rëndësishëm”. “Fakti që Kuvendit i është dashur më shumë kohë për t'iu përgjigjur dekretit të Presidentit nuk e bën atë të pavlefshëm, pasi parlamenti është i interesuar të shqyrtojë arsyet politike dhe informacioni në këtë rast është më i rëndësishëm se afati i një dekreti të caktuar. Kuvendi ka nevojë të shqyrtojë kandidaturat, meritat e tyre dhe nëse janë ata personat që meritojnë të shkojnë në majën e piramidës së gjyqësorit shqiptar dhe kjo është shumë më e rëndësishme se tejkalimi i një afati”, sqaroi deputeti Bumçi. Kjo, vijoi më tej ai, nuk krijon asnjë lloj konfrontimi me Presidentin, i cili konform Kushtetutës ka çuar propozimet e tij në Kuvend, ndërkohë që ky i fundit do të plotësojë detyrën e tij. Sipas tij, ajo që parlamenti ka bërë deri më sot fatkeqësisht ka qenë vetëm një shqyrtim formal i kandidaturave, ku personi që propozohej duhet të kishte një karrierë juristi prej 15 vjetësh. “Kjo është tërësisht e papranueshme kur ne kemi vendosur standarde”, cilësoi deputeti i PD-së. Ai e konsideroi normale që për kandidaturat e ardhura Kuvendi të kërkojë informacion nga KLD, nga Ministria e Drejtësisë, etj, për të parë vlerësimin e tyre për ta, në mënyrë që Kuvendi të marrë një vendim të bazuar. “Kuvendi deri dje nuk e ka përmbushur detyrën e tij kushtetuese për të bërë ekuilibrin e pushteteve”, sqaroi ndër të tjera deputeti Bumçi.
Shantazhi i radhës i PS, Braçe interpreton sipas qejfit rregulloren e Kuvendit/Partia Socialiste nuk i ka ndalur sulmet dhe shantazhimet në drejtim të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, duke vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, madje edhe përcaktimin e afateve për votimin e emrave të gjyqtarëve, që realisht varen nga rregullorja e Kuvendit dhe jo nga avangarditeti i ngrehinës së Partisë Socialiste. Në përpjekje për të përcaktuar dhe uzurpuar rregulloren e Kuvendit për ta vënë këtë institucion nën diktatin e kurrikulave ndjellstare të krizave parlamentare, PS nëpërmjet nënkryetarit të grupit kuvendor socialist, Erion Braçe, ka kërkuar dje që në datën 9 qershor, të votohen në Kuvend emrat e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të dekretuar pak kohë më parë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ndërkohë që në datën 12 të po këtij muaji, të votohet për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Bllokimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është flagrant, antikushtetues dhe i qëllimtë”, tha Braçe. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeparlamentaren Topalli dhe Kryeministrin Berisha, si shkaktarët kryesorë të këtyre vonesave, duke theksuar se “ky veprim i bërë nga dy zyrtarët e lartë është një krim antikushtetues, i patolerueshëm”. Në emër të Grupit Parlamentar të PS-së Braçe kërkoi “që në datën 9 qershor dekretet e Presidentit për emërimët e gjyqtarëve të votohen në Kuvend, si garant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë dhe të të gjithë sistemit të drejtësisë”. Gjithashtu Braçe kërkoi “që në datën 12 të këtij muaji, Kuvendi t’i hapë rrugë me votim të fshehtë, kërkesës së Prokurorisë për procedim penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu, me qëllim thellimin dhe konkretizimin e hetimeve për ngjarjen e Gërdecit”.