E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik, ja si do të ndryshojë Tirana

 Në koncept synohet një Tiranë moderne dhe europiane, ndërsa në praktikë një kryeqytet me 600 blloqe banimi, 5 qendra dhe një hapësirë e shftytëzueshme që shkon përtej vijës së verdhë të qytetit. Kjo është me pak fjalë ajo çfarë synon të sjell plani i ri urbanisitik i pari që pas ai të lënë trashëgim nga Adil Çarçani. Sistemimi i ri i Tiranës është prezantuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha dhe grupi strategjik.

“Ky është një moment kulmor në 22 vitet e fundit të kryeqytetit tonë. Është një moment historik për vetë temën që trajtojmë dhe problematikën që ajo mbart, por edhe një moment historik për sfidat e zhvillimit urban.Takimi për planin urbanistik të Tiranës është përmbyllja për një premtim të përfunduar. Premtuam se do e mbaronim prej një kohë rekord prej 10 muajsh. Shumë kanë qënë skeptik dhe dhe mosbesues me pretendimin se Tirana e kishte një plan. Shumica na mbështetën, ja ku jemi 10 muaj më pas me një premtim të mbajtur. Ajo që ka më rëndësi është fakti se plani ka rëndësi për zhvillimin ekonomik. Ky plan është domosdoshmëri për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit, që ka vuajtur frenim të vrullit ekonomik që ka përshkruar vendin. Tirana ka dhënë shenja të lodhjes në një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një konfrontimi me biznesin dhe qytetarët” theksoi Basha.

Eksperti për çështje të infrastrukturës Flamur Kuçi thotë se të gjitha ndryshimet për këtë plan urbanistik kanë marrë në konideratë projeksionin e popullatës.
 

Ndërsa eksperti i urbanistikës Agron Lufi dha më tej detaje të atij dimesioni që pritet të këtë Tirana 20 vitet e ardhshme. Plani urbanistik parashikon tre rrugë kryesore hyrëse në Tiranë, 5 unaza, 3 parqe periferikë dhe në çdo bllok banimi hapërira të gjelbërta e kënde lojrash për fëmijë.
N

dërhyrjet në infrastrukturë përfshijnë edhe komunat e bashkitë rreth Tiranës së bashku me rehabilitimet e vendpushimeve. Ekspertë e kanë konsideruar të nevojshme nisjen e planit urbanistik si te vetmen zgjidhje për qytetin në kohën kur rritet numri i banorëve dhe i ndërtimeve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›