E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “BEDËR” konferencë për të drejtat e njeriut

Universiteti Hëna e Plotë "BEDËR" së bashku me atë të Tiranës organizuan konferencën e parë "Të drejtat e njeriut në shekullin e 21". Qëllimi i kësaj konference të rëndësishme është evidentimi i problematikave më të cilën ndeshet shoqëria e sotme dhe se si e shohin stiduesit e rinj nga 12 vende të ndryshme të botës.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i OSBE në shqipëri Eugen Wollfarth dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Nga ana e tij zëvendësrektori i Universitetit Hëna e Plotë - BEDËR, Dr. Ahmet Ecirli (Exhirli) tha se ky takim është një mundësi për juristë të rinjë për të shkëmbyer së bashku përvoja dhe ide mbi çështjet themelore që diskutohen në mbarë botën për të drejtat e njeriut.
 

"Karta e të Drejtave të Njeriut nuk do të krijojë në mënyrë të magjishme, kulturën e vetëdijes dhe respektimit të të drejtës. Ne na duhen institucione që të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe të krijojnë një kulturë në këtë drejtim. Na duhet një program kombëtar i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm sa i përket aspektit të edukimit mbi çështjen që lidhjen me të drejtat e njeriut" theksoi Exhirli.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri , Eugen Wollfarth vlerësoi universitetin BEDËR për mënyrën e zgjedhur për të sjell në fokus problematika të tilla në një konferencë ka një pjesëmarrje nga vende të ndryshme të botës.
 

"Është kënaqësi dhe nder për mua të kem mundësinë dhe rastin për të folur me ju për një çështje kaq të rëndësishme të jetës dinjitoze të njeriut", u shpreh Ambasadori Wollfarth. Ai tha se mbështetja e Prezencës së OSBE-së në këtë çështje përbën një ndër prioritet kryesore të misionit të saj në Shqipëri.
 

Punimet e konferencës në këtë universitet i ka përshëndetur edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja. Dedja u shpreh se çështjet e të drejtave të njeriut përbëjnë një çështje shumë të diskutuar në shekuj, por merr një rëndësi në shekullin e 21.


Konferencën e Ndërkombëtare të Studiuesve të rinj në Fushën e Drejtësisë me temë "Të drejtat e njeriut në shekullin e 21" është e para e këtij lloji e organizuar në Shqipëri dhe ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e rreth 60 studiuesve të rinj në 12 vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrësit kanë referuar për çështje dhe aspekte të ndryshme në lidhje me të drejtat e njeriut, si dhe kanë ndarë eksperiencat e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›