E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes nga Hipertensioni, preken 25% e popullsisë

Studimet tregojnë se 25% e popullsisë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Mjekët thonë se Hipertensioni qëndron e para në listë, nga sëmundjet që godasin shqiptarët.
 

Për të rritur sensibilizimin në popullatë dhe në anën tjetër për ti bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga Hipertensioni, përfaqësuesja e Autoritetit Shëndetësor R-Rajonal, Vojsava Sulce, thotë se në dhjetë vitet e fundit numri i të prekurve është dyfishuar.
Por edhe në botë Hipertensioni qëndron në shifra alarmante. Rreth 1.5 bilion njerëz vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, ndërkohë që rreth 7 milion njerëz humbin jetën çdo vit.
 

Hipertensioni jo gjithmonë arrihet të trajtohet, sepse shumica e njerëzve për shkak të mungesë së simptomave nuk kryejnë në kohë vizita tek mjeku. Prandaj autoritetet shëndetësore apelojnë që të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes nga rritja e Hipertensionit dhe të kryejnë konsulta dhe vizita vazhdimisht tek mjeku i familjes apo në spitale e qëndra shëndetësore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›