Përgjaket Peshavari

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 18:00
Nga një sulm vetëvrasës afër qytetit pakistanez, Peshavar, sipas policisë dhe zyrtarëve spitalorë, janë vrarë së paku 37 persona dhe janë plagosur më se 45 të tjerë.
Sulmi i u bë gjatë një ceremonie të varrimit për gruan e një luftëtari anti-taliban.
Në funeral merrnin pjesë afro 300 persona.
Ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë disa ofensiva kundër talebanëve në pjesën veriperëndimore, por ka mundësuar edhe formimin e njësive fisnore për të ndihmuar në luftën kundër talebanëve.
Pjesëtarët e talebanëve rregullisht i kanë sulmuar personat e armatosur, që kanë mbështetje shtetërore për të luftuar kundër tyre.