E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Forbes", kancelarja Merkel gruaja më e pushtetshme në botë

Pas një pushimi të këndshëm në fundjavë , kancelarja gjermane Angela Merkel ka shijuar të tjera çaste të guzueshme pasi ka marrë lajmin e mirë se është cilësuar si gruaja më e pushtetshme në botë. Një vlerësim i tillë i është bërë nga revista amerikane "Forbes" e cila e klasifikon atë të parën në listën e grave më potente në botë. Shefja e departamentit të sigurimeve dhe depozitave federale, Sheila Bair, është radhitur e dyta e ndjekur nga Indra Nooyi, e një kompanie pijesh ne vend të tretë. Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama është gjithashtu pjesë e kësaj liste, por ajo renditet në vendin e 40 sipas klasifikimit të Forbes, shumë larg pozicionimit të Merkel, e cila ruan kreun për të katërtën herë. "Forbes" radhit femra nga fusha e politikës, ajo e biznesit, por edhe e medias, e që kanë një impakt të madh në jetën e përditshme. Ndër gratë e famshme dhe të pushtetshme renditet edhe mbretëresha e Elizabeta II që është klasifikuar në vendin e 42-të. Këtë vit, në Amerikë është ëvnë re një ngritje të nivelit të pjesëmarrjes së grave me pushtet në jetën publike, si psh Sonia Sotomayor, kryegjykatëse e cila pozicionohet në vendin e 54-ët të klasifikimit të realizuar në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, është renditur në vendin e 36. Michele Obama, zë vend para Oprah Winfrey pasi kjo e fundit pozicionohet ne vendin e 41-të. Renditja e këtyre grave, bazohet në impaktin që secila prej tyre ka patur në jetën publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›