Forcat australiane vrasin një komandant taleban
Kabul-Forcat speciale australiane njoftuan sot se kanë vrarë një komandant taleban në jug të Afganistanit i specializuar në rekrutimin e luftëtarëve të huaj dhe të kamikazëve. Mollahu Abdul Rashid, i vrarë gjatë një operacioni më 7 janar, ishte i ngarkuar gjithashtu me rekrutimin e specialistëve të eksplozivëve, mësohet nga një komunikatë e forcave australiane. "Rashid ishte i ngarkuar me operacione në Baluchi Valley, në jug të Afganistanit dhe konsiderohej përgjegjës për vrasjen e shumë ushtarakëve dhe civilëve", thekson komunikata.