E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Armatosura nderhyjne per hapjen rrugeve

Forcat e Armatosura me mjetete borëpastruese kanë nisur të ndërhyjnë në disa akse të rëndësishme në veri të vendit për të hapur rrugët nga bora. Efektivë të Brigadës të Mbështetjes Rajonale prej disa ditësh po punojnë në akset më problematike duke mbajtur të lirë rrugën. Forcat e  Armatosura kanë vënë në dizpozicion fadroma dhe borëpastrues dhe mjete të tjera të cilat punojnë pa ndërprerje. Operacionet janë ndjekur nga afër nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi në Rrugën e Kombit ku mjetet e ushtrisë nuk lejojnë për asnjë moment bllokimin e këtij aksi të rëndësishëm për veriun.  Më parë Shefi i Shtabit ka inspektuar  Brigadën e Mbështetjes Rajonale në Kukës. Gjunkshi ka kërkuar nga të gjithë efektivët e këtij reparti të qëndrojnë në gatishmëri për të dhënë sa më shpejt ndihmën popullatës civile në rast nevoje. Në mbledhjen e të martës të Komitetit Ndërministror për Emergjencat, ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi se ushtria ka vënë në dispozicion 5 mjete borëpastruese të rënda të cilat do të vendosen në arteriet kryesore të vendit. Gjithashtu Nishani kërkoi edhe vënien në gadishmëri të Regjimentit të Helikopterëve në Farkë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›