234 e qytetareve europiane jetojne ne kushte varferi

Gjatë vitit 2010 23,4% e popullsisë europiane ishte në rrezik varfërie apo përjashtim social. Sipas të dhënave më të fundit të zyrës europiane të statistikave 115 milionë persona në BE vuajnë nga varfëria. Sipas Eurostat grupi i popullsisë më i goditur janë fëmijët dhe në përgjithësi minorenët, ku për vitin 2010 ishin në rrezik 26,9%. Vendet ku qytetarët gjenden në kushte të përkeqësuara janë Bullgaria me 41,6% persona në rrezik, Rumania me 41,4%, Letonia 38,1%, Lituania me 33,4% dhe Hungaria 29,9%. Gjithsesi qëndrojnë mbi mesataren europiane Polonia, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Italia. Ndërsa numri më i ulët i të varfërve është regjistruar në Republikën Ceke me 14,4%, Zvicër, Hollandë, Austri, Finlandë dhe Luksemburg. Gjithashtu sipas Eurostat, gjatë vitit 2010, kanë vuajtur nga mungesa të rënda jetese, mesatarisht 8,1% e qytetarëve europianë, por me diferenca të mëdha nga një vend në tjetrin. Në Rumani dhe Bullgari, respektivisht 35% dhe 31% e popullsisë nuk ka qenë në gjendje të paguaj faturat e energjisë dhe ngrohjes, ndërsa në të njëjtën situatë është gjendur vetëm me 0,5% Luksemburgu. Më të ekspozuar ndaj varfërisë dhe përjashtimeve sociale kanë rezultuar të moshuarit në Bullgari, Slloveni, Finlandë dhe Zvicër si dhe qytetarë në moshë pune në Danimarkë. Ndërsa në 20 vendet e tjera të BE janë rregjistruar në këtë kategori fëmijët dhe minorenët.