E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Armatosura, në gadishmëri me forca dhe mjete

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për zonat e rënduara nga rreshjet e dëborës, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë ngritur nivelin e gatishmërisë me kapacitetet e nevojshme operacionale për zhvillimin me sukses të operacionit humanitar në ndihmë të zonave të bllokuara nga dëbora. Për të mbështetur autoritetet civile, qendrore dhe lokale, për përballimin e situatës emergjente, me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, janë ngritur katër njësi Task-Force, të cilat do të veprojnë në qarqet: Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Forcat e Armatosura kanë angazhuar në operacione për emergjencat civile këto forca dhe mjete:
 

Komanda e Task-Forcë, Qarku Dibër:
- Në qytetin e Burrelit, janë të angazhuar në operacion një mjet tip "IVECO" dhe një efektiv prej 20 personash për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe në ndihmë të komunitetit.
- Në Bulqizë një mjet tip "Buldozer" me zinxhirë vazhdon të punojë për zhbllokimin dhe mbajtjen në gjendje të kalueshme rrugës nacionale.
- Në komunën Luzni, janë të angazhuara këto mjete: një mjet tip "Fadrom", një kamion "Astra VSH", 2 kamionë tip "Benz VSH" dhe një Motorul.
- Në fshatin Katund i Ri është angazhuar një mjet tip "Fadrom" për pastrimin e rrugëve nga dëbora.
Komanda e Task-Forcë, Qarku Kukës:
- Në rrugën e Kombit, në segmentin Kukës-Tuneli i Kalimashit, janë të angazhuara dy borëpastruese për të siguruar kalueshmërinë e këtij segmenti.
- Në Aerodromin e Kukësit është në dispozicion të Emergjencave Civile një borëpastruese.
- 5 helikopterë të Bazës Ajrore Farkë, kanë kryer 5 misione fluturimi përkatësish: 4 misione fluturimi në Tropojë dhe një mision fluturimi në Pukë duke dërguar rreth 3000 kg ndihma ushqimore.
- Në Bashkinë Kukës, është një mjet borëpastruese, që vijon pastrimin e rrugëve të qytetit nga dëbora, shpërndarjen e kripës dhe skories.
- Në Qarkun Kukës është në dispozicion një mjet autoambulancë dhe një mjet tip "IVECO" për transport.
- Në Komunën Tropojë një mjet tip "Fadrom" vazhdon operacionin për pastrimin e rrugëve nga dëbora që lidhin fshatrat e kësaj komune.
- Në rrugën e Kombit, në segmentin Kukës-Tuneli i Kalimashit, një mjet tip "Hapës pistash" me zinxhirë vazhdon punën për të siguruar kalueshmërinë e këtij segmenti.
Komanda e Task-Forcë, Qarku Shkodër:
Strukturat e Forcave të Armatosura kanë dërguar mjete dhe forca për hapjen e rrugës Shkodër -Pukë.
- Komanda e Task-Forcë, Qarku Korçë:
Në dispozicion vazhdon të jetë një mjet borëpastruese me ekuipazhin përkatës, për të hapur aksin rrugor Korçë-Dardhë.
- Qarku Elbasan:
Brigada Logjistike ka vënë në dispozicion një mjet, i cili ka bërë transportin e 2500 kg ndihmave ushqimore nga depot e Rezervave të Shtetit për në Bashkinë Librazhd.
Forcat dhe mjetet e angazhuara në operacion:
Forca 220 vetë, mjete borëpastruese 3, mjete tip "Fadrom" 3, mjete tip "Ekskavator" 2, mjete transporti tip "Astra" 2, mjete transporti tip "Benz" 4, mjete transporti tip "Skanie" 2, autoveturë tip "Shervolet" 1, autoambulanca 3, mjete transporti "IVECO" 3, zjarrfikëse 3, helikopterë 5, qendër mobile 1, mjete transporti 20, autobot uji 1, karrofiçinë 1.
Nga mjetet dhe forcat ushtarake është kryer ky volum pune në ndihmë të komunitetit:
"Transport ndihmash ushqimore me mjete tokesore 4500 kg (2500 kg në Stërblevë, Librazhd dhe 2000 kg në Zapod, Kukës),
"Hapje rrugësh nacionale e rurale 106 km,
"Dhënie ndihmë mjekësore dhe transportim në spitalet rajonale 2 raste emergjencash (në Qarkun e Kukësit).

Gjatë ditës së djeshme, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Sandër Lleshi, i shoqëruar nga komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari, komandanti i BMR, gjeneral brigade Abaz Lleshi, zv.komandanti i Forcave Tokësore, kolonel Sokrat Prifti dhe drejtorë të drejtorive të Shtabit të Përgjithshëm, ishte për inspektim në Komandën e Mbrojtjes Rajonale në Kukës. Ata, pasi u njohën me punën dhe angazhimin e forcave dhe mjeteve të strukturave ushtarake për të përballuar situatën e krijuar në këtë zonë, panë nga afër edhe mundësinë e krijimit të një venbazimi për ndihmat humanitare që do t`u shpërndahen banorëve të këtyre zonave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›