E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, Vasili udhëton drejt Malësisë së Madhe

Pas një pauze dy ditore si pasojë e borës dhe erës, helikopterët kanë fluturuar sot drejt zonave të izoluara për të vijuar operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe medikamenteve. Në kuadër të emergjencave civile ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe.

Sipas Vasilit vëmendja më e madhe do të fokusohet në komunën e Kelmendit duke qenë se dhe problematika aty është më e madhe. Ndërkaq ka shtuar se pavarësisht situatës së vështirë në vend nuk ka mungesë medikamentesh.
 

“Vëmendje maksimale do të kemi ndaj komunës së Kelmendit ku problematika është më e madhe. Situata është në kontroll, nuk ka mungesë medikamentesh. Kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në gadishmëri të plotë për të siguruar
asistencë të nevojshme për rastet me problematika shëndetësore”-është shprehur ai.
 

Gjatë ditës së sotme Shtabi i emergjencave urdhëroi nisjen e fluturimeve drejt zonave të izoluara nga dëbora. Njësia e helikopertëve në Farkë mëngjesin e së martës furnizoi helikopterët me ndihma, pako me ushqime në drejtim të Pukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›