E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat e Armatosura, operacione nga ajri dhe toka

Forcat e Armatosura edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar operacionin në ndihmë të zonave të bllokuara nga dëbora në veri, veri-lindje dhe jug-lindje të vendit. Shtimi i numrit të forcave dhe mjeteve ushtarake ka bërë të mundur që të rritet dhe intensifikohet më shumë dinamika e operacionit, si nga toka ashtu edhe nga ajri, duke punuar në shumë drejtime, sidomos në hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora, ndihmën dhe asistencën mjekësore për të sëmurët, evakuim dhe transport ndihmash ushqimore etj.
Sot në qarkun e Dibrës ndodhet zv.ministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, të cilët po ndjekin nga afër situatën e rënduar nga dëbora dhe punën që po realizojnë strukturat e Forcave të Armatosura të përqëndruara në këtë zonë.
Më konkretisht po punohet:
Komanda e Task-Forcë, Qarku Dibër:
- Në Komunën Luzni, në aksin rrugor Ura e Drinit-Peshkopi, është angazhuar një mjet tip "Fadrom" për pastrimin dhe mbajtjen në gjendje të kalueshme të këtij aksi.
- Në Komunën Luzni, në fshatin Katund i Ri, janë angazhuar 6 mjete përkatësisht: një mjet tip "Fadrom", një kamion "Astra VSH", 2 kamionë "Benz V-Sh" dhe një mjet tip "Motorul", të cilët po punojnë për pastrimin nga dëbora të rrugëve të kësaj komune.
- Në Fushë Bulqizë-Ostren, një mjet tip "Fadromë" është angazhuar për pastrimin e borës për hapjen e rrugëve në këtë zonë.
- Në zonën Fushë - Bulqizë, një mjet tip "Fadrom" është angazhuar për pastrimin dhe hapjen e rrugëve nga bora.
- Në Shënmëri, Kukës, është vënë në dispozicion të komunitetit për ndihmë mjekësore një mjet tip "Iveco" dhe një personel shëndetësor prej 5 vetësh.
- Në fshatin Topojan, Kukës, është vënë në dispozicion të komunitetit për ndihmë mjekësore një mjet tip "Iveco" dhe një personel shëndetësor prej 6 vetësh.

Komanda e Task-Forcë, Qarku Kukës:
- Në aeroportin e Kukësit, janë angazhuar një mjet tip "Hapës pistash" dhe një mjet tip "Fadrom", duke bërë të mundur pastrimin e dëborës në aeroport.
- Në Komunën Tropojë, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë dhe në Margegaj, janë të angazhuar dy mjete tip "Buldozier" për pastrimin e rrugëve të kësaj komune.
- Në Komunën Tropojë e Vjetër, një mjet tip "Hapës Pistash" ka vazhduar punën për pastrimin e rrugës në Margegaj.
- Në Arrën të Kuksit, një helikopter AB 205, i Bazës Ajrore të Farkës, kreu me sukses një mision për evakuimin e një gruaje shtatzënë, e cila rrezikohej nga gjendja e saj e rënduar shëndetsore. Fillimisht, një helikopter i Ministrisë së Shëndetsisë për shkak të erës së fortë dhe furtunënës nuk mundi ta kryejë këtë mision. Ndaj, në koordinim me helikopterin e FA-së, u bë e mundur që gruaja shtatzënë të transportohet në Spitalin Gjinekologjik të Qytetit të Kuksit.

Spitali Ushtarak, Tiranë:
Ka vënë në dispozicion të Task Forcë Kukës: 2 mjete tip "Autoambulanca" të kompletuara me medikoinstrumental dhe një ekip shëndetësor prej 12 vetësh, nga të cilët 5 mjek dhe 7 infermierë. Mjekët janë të specialiteteve të ndryshme, si kirurgë troautolog, reanimator, mjek infenksionist, ndërsa infermierët në specialitetin e traumës.

Brigada e Mbështetjes Rajonale:
Ka vënë në dispozicion të Task-Forcë Kukës një mjet tip "Autoambulanca" e kompletuar me medikoinstrumental dhe një infermier.
Forcat Toksore
Kanë vënë në dispozicion të Task Forcë Kukës një mjet tip "Autoambulanca" e kompletuar me medikoinstrumental dhe një infermier.
Komanda e Mbështetjes Rajonale Kukës ka në dispozicion një mjek dhe një infermier.

Komanda e Task-Forcë, Qarku Shkodër:
Në fshatin Shalë, Shkodër, kanë kryer misione fluturimi 2 helikopterë të Bazës Ajrore, Farkë, dhe kanë transportuar 1200 kg ndihma ushqimore.

Komanda e Task-Forcë, Qarku Korçë:
Në aksin rrugor Maliq-Lozhan ka angazhuar një borëpastruese dhe një efektiv prej 10 vetash të Komandës së Mbështetjes Rajonale Korçë.

Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në operacion:
- Forca 523
- Mjete borëpastruese 4
- Mjete tip "Fadrom" 5
- Mjete tip "Ekskavator" 2
- Mjete transporti tip "Astra" 2
- Mjete transporti tip " Benz" 4
- Mjete transporti tip "Skania" 3
- Autoveturë tip "Shervolet" 1
- Autoambulanca 4
- Mjet transporti "IVECO" 3
- Helikopterë 5
- Qendër mobile 1
- Mjete transporti 31
- Autobot karburanti 1
- Karrofiçinë 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›