Forcat e Armatosura vijojne operacionet per shuarjen e zjarreve

Ushtria ka mbështetur strukturat e emergjencave civile dhe vetëm gjatë ditës së hënë janë angazhuar 337 forca, 19 automjete dhe një helikopter për shuarjen e zjarreve.
Forcat dhe mjetet e ushtrisë janë përfshirë pothuajse në të gjitha zonat e prekura nga zjarri, në një terren mjaft të vështirë malor dhe me kushte favorizuese për përhapjen e zjarrit.
Në komunën Dajt dhe në Malin e Dajtit janë angazhuar 100 forca dhe 5 mjete të Forcës Tokësore, si dhe 20 forca dhe një mjet i ASNI-së, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon.
Në komunat Qafë e Malit dhe Iballë të Pukës, janë të angazhuar 110 trupa dhe 4 mjete të Batalionit të Këmbësorisë Malore të Vaut të Dejës.
Për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë Parkun e Bozdovecit të Korçës janë të angazhuara 117 trupa dhe 7 mjete të Batalionit të Poshnjes në Berat dhe 20 forca dhe një mjet të Detashmentit të Korçës.
Në qarkun e Dibrës, në komunën Suç, Në fshatin Ballxhai të Dibrës janë angazhuar 30 trupa dhe 2 mjete transporti, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon.