E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat e Eagle 4, drejt Afganistanit

Shqipëria nisi sot një tjetër mision të forcave paqeruajtëse Eagle 4 në Afganistan. Ceremonia e përcjelljes të kontingjentit paqeruajtës është zhvilluar në Aeroportin Kombëtar Nënë Tereza. Ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, si dhe shumë personalitete të tjera.

Ministri Imami, duke vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura Shqiptare për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajon, e ka quajtur këtë një moment të rëndësishëm reflektimi dhe respekti për të gjitha ato misione që e kanë kryer këtë detyrë më herët.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i policisë Burgaj ka falenderuar efektivët dhe familjarët që i kanë mbështetur në këtë detyrë të vështirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›