E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmarrja, një 52-vjeçar gjendet i vrarë në Selenicë

Një 52-vjeçar është gjetur i vrarë gjatë orëve të para të ditës së sotme në hyrje të qytetit të Selenicës.

Viktima, i cili është identifikuar më pas si Nure Xhaferraj, 52 vjeç, ishte qëlluar me automatik në një rrugë të ngushtë në hyrje të Selenicës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të dielës, ndërsa viktima është gjetur pak orë më pas.

Mendohet që vrasja e 52-vjeçarit Xhaferraj të jetë pjesë e një zinxhiri vrasjesh të kryera për hakmarrje mes fisit Xhaferraj dhe fisit Llanaj, një hasmëri që e ka zanafillën që në vitin 1997.

Vrasja e Xhaferrajt mendohet të jetë hakmarrje për vrasjen e 60-vjeçarit Baftjar Llanaj, e kryer në qershor të vitit të kaluar nga Sako Xhaferri.    / Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›