E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat politike s’dorëzojnë komisionerët për komunën Shalë të Shkodrës

31-07-2011 / Gazeta 55

Zgjedhjet në komunën Shalë në Shkodër mund të mbetet peng i mos emërimit të komisionerëve. KQZ vendosi si afat të fundit për emërimin e komisionerëve orën 19.00 të pasdites së djeshme, por subjektet politike nuk paraqitën emrin e asnjë anëtari. Sipas KZAZ-së, të dyja palët nuk plotësojnë kushtet dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, do këtë ndërhyrje. “Mbetet një shqetësim i vogël në KZAZ-në 42 në Shkodër ku komisionerët e kësaj KZAZ-je ndonëse kanë emëruar anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit për komunën e Shllakut, nuk kanë bërë edhe të njëjtin veprim për komunën e Shalës dhe pa ndonjë arsye serioze deri tani nga informacioneve që kemi. KQZ ka ngritur grupe pune të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës së nesërme në të dhjeta këto njësi vendore”, tha dje zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen sot në 10 komuna të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›