E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamir Topi-Ramës: Kthema borxhin!

31-07-2011 / Gazeta 55

Pasi u demaskua nga vota e 8 majit dhe pasi u turpërua faqe shqiptarëve edhe me mbështetjen që i dha puçit institucional të 21 janarit, Bamir Topi ka shtuar presionin ndaj opozitës, që t’i sigurojë mbrojtje edhe pas mbarimit të mandatit presidencial. Tashmë ai po i kërkon Ramës t’ia kthejë borxhin, duke i dhënë si zgjidhje kushtëzimin prej PS-së të të gjitha votimeve, me mandatin e tij të dytë presidencial  


“Ndryshimet kushtetuese”, është togfjalëshi që po fiton qytetarinë në këto ditë të fundit. Në një koncept të përgjithshme, kur e dëgjon fillimisht si togfjalësh, mendon, apo të duket se do bëhet nami e do të hartohet sërish ndonjë tjetër kushtetutë. Por, në një koncept tjetër, jo të përgjithshme, si edhe nisur nga analizat që politikanë  nga gjithë spektri politik, i bëjnë kushtit të Edi Ramës për “ndryshime kushtetuese”, kupton dhe mëson se e gjithë kjo zhurmë vërtitet jo ma larg “ndryshimit kushtetues”, që i përket nenit të Kushtetutës, për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Nga analizat që të njëjtët politikanë të të gjithë spektrit politik i bëjnë “ndryshimit kushtetues” të nenit që përcakton mënyrën e përzgjedhjes së Presidentit, përfundimisht gjithsecili iluminohet se e gjithë kjo zhurmnajë, është e sajuar dhe për llogari të një pazari, shumë më të hershëm të kreut të PS-së Edi Rama, me kreun e shtetit Bamir Topi. Referuar analizës së Kastriot Islamit, njërit prej deputetëve të PS-së, sipas të cilit, “Edi Rama shpreh pendesën e tij për ndryshimet kushtetuese. Dhe ndryshimet kanë, përveç sistemit që ai se ka kritikuar, kanë mocionet e mos besimit dhe të besimit për të cilat asnjë herë nuk është shprehur dhe kanë dhe zgjedhjen e presidentit. Ka thënë që ne nuk e lejojmë mazhorancën që të zgjedhë presidentin. Po të lexohen këto së bashku, gjithë qëllimi i Edi Ramës me këto ndryshime kushtetuese është qëllimi për zgjedhjen e presidentit, i cili në konceptin e Edi Ramës ka vetëm dy mundësi; ose të zgjidhet me 3/5 pra të kthehemi mbrapsht atje ku ishim, ose të zgjidhet nga populli”, mësohet se Edi Rama është njëra palë e pazarit. Ndërsa, referuar analizës së ministrit Sokol Olldashi, njërit prej deputetëve të PD-së, sipas të cilit “...në fushatën time për Bashkinë e Tiranës, më 2007, unë pashë, pa mundur ta ndaloj dot, sesi Bamir Topi ushtroi të gjithë pushtetin e vet të atëhershëm për të mbështetur Edi Ramën. Edi Rama e shpërbleu për këtë shërbim, duke i lënë bosh fushën e lojës për Presidencën. Refuzimi i Ramës për të propozuar Nanon, ishte pikërisht hapje fushe për Topin. Nëse Rama do të kishte propozuar Nanon si përfaqësues të Partisë Socialiste, të gjitha shanset ishin që të dyja kandidaturat të digjeshin dhe President të zgjidhej një figurë kompromisi e tipit të Moisiut, qoftë edhe po aq budalla sa ky. Edi Rama u fut në kolaps me Nanon dhe të tijtë, vetëm e vetëm për t’i lënë fushë të lirë Topit, që ky të fillonte të bënte gola jo më në portën e kundërshtarit, por në portën e partisë që e zgjodhi President”, mësohet se Bamir Topi është pala tjetër e pazarit. Por, përveç këtyre pohimeve të dy personave të kaheve të ndryshëm të spektrit politik, që duhet pranuar se dinë shumë, për të kuptuar se midis Edi Ramës dhe Bamir Topit, ka në mes të tyre një pazar të rëndomtë, gjithsecili mund ti referohet edhe një logjike të thjeshtë. Sipas kësaj logjike të thjeshtë, është Edi Rama që është në borxh me Bamir Topin, sepse, sepse, në qoftë se Bamir Topi, e ka ndihmuar Edi Ramën në vitin 2007, për të kapur bashkinë e Tiranës, paçka se ndihma, edhe më e madhe i vajti dëm në vitin 2011, është Bamir Topi që po i këndon tani atë këngën “Kthema borxhin”, Edi Ramës. Është e tepërt  të kujtohet këtu, se konsumimi i Bamir Topit, është shumë më i madh, po të kujtojmë se post ngjarjeve të 21 janarit, shërbimi i kreut të shtetit ndaj kreut të opozitës, qoftë me etiketime në dukje sikurse “ngjarjet në bulevard”, apo “dialog me puçistët”, janë edhe shërbimet e tij underground, me ndihmën edhe të Prokurores së Përgjithshme, e cila kjo e fundit, na dha mundësinë që bisedat kofidenciale me krerët e shtetit, ti mësonim nga podiumi i PS-së. Pas, gjithë këtij investimi, tashmë Bamir Topi, i demaskuar edhe nga vota e tij në 8 maj, ka edhe një arsye më shumë ti kërkojë Edi Ramës t’i kthejë borxhin, që ky (Edi Rama) të kushtëzojë gjithçka me mandatin e tij (Bamir Topit) të dytë presidencial...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›