“Rama kërkon ndryshimin e Kushtetutës për të pasur presidentin nën kontroll”

Kastriot Islami: Edi Rama s’ka qenë kurrë lider i PS-së, tashmë është i vetë-larguar
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste Kastriot Islami, deklaron se Edi Rama kërkon ndryshimet Kushtetuese, për të pasur nën kontroll Presidentin.
“Z. Rama shpreh pendesën e tij për ndryshimet kushtetuese. Dhe ndryshimet kanë, përveç sistemit që ai se ka kritikuar, kanë mocionet e mos besimit dhe të besimit për të cilat asnjë herë nuk është shprehur dhe kanë dhe zgjedhjen e presidentit. Ka thënë që ne nuk e lejojmë mazhorancën që të zgjedhë presidentin. Po të lexohen këto së bashku, gjithë qëllimi i z. Rama me këto ndryshime kushtetuese është qëllimi për zgjedhjen e presidentit, i cili në konceptin e z. Rama ka vetëm dy mundësi; ose të zgjidhet me 3/5 pra të kthehemi mbrapsht atje ku ishim, ose të zgjidhet nga populli”, u shpreh Islami.
E pikërisht për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, miratuar me numrin më të madh të kartonëve jeshil në sallën e Kuvendit, Edi Rama, hartuesi politik i tyre nuk mund të arrijë të fus vendin në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme sipas Islamit, janë një tezë që Rama i ri-sjellë herë pas herë për interesa krejtësisht subjektive. “Z. Rama ka menduar që t’i maksimalizojë të gjitha sukseset personale. E thënë më thjesht, të bëhet kryeministër i vendit vetëm duke lëvizur nga karrigia e kryetarit të Bashkisë, në kryetar të Këshillit të Ministrave me zgjedhje të parakohshme dhe me ndryshime në Kushtetutë. Edi Rama i ka bërë vet me konsensus këto dhe nuk mund të realizojë zgjedhje të parakohshme. Kjo është një më tepër një mesash që Rama u jep aktorëve ekonomik, të cilët nuk e shohin më z. Rama si atraktiv dhe ai u thotë që mos u mërzisni se ne do të kemi zgjedhje të parakohshme”, thotë ai.
Duke iu referuar rezultatit zgjedhor të 8 majit, z. Islami i kërkon Edi Ramës të vetë largohet pas humbjeve të përsëritura në krye të PS-së.
“Nëse do të përdorja terminologjinë e përdorur nga z. Rama së fundmi; Z. Rama është i vetë larguar nga PS. Ai nuk arriti të bëhej lider. Mbeti një drejtues i përkohshëm i Partisë Socialiste. Një drejtues që në tre fushata rezulton humbës. Duke kërkuar të bëjë një monolog, ka konkurruar vetëm për Bashkinë. Nuk ka konkurruar për qenë në krye të listës së PS”, thotë Islami.
Sipas tij, shenjat e pendesës së shfaqur nga Rama për ndryshimet kushtetuese të bëra në prill të vitit 2008, me të gjitha gjasat janë vetëm për atë nen të Kushtetutës ku përcaktohet mënyra e zgjedhjes së presidentit. Këtë konkluzion Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS e nxjerr pas një analize të hollësishme.
Jo pa keqardhje Islami mendon se partia ku ai aderon prej vitit ’92 është në gjendjen më të mjerueshme që ai ka parë dhe shkaktar i vetëm, sipas tij është Edi Rama, që PS-në e ka parë vetëm për interesat personale duke mos përmbushur asnjë nga premtimet që bëri në 2005-n kur mori në duar drejtimin e selis rozë.
“Edi Rama në 2005 paraqiti si arsye kryesore, kur erdhi, çarjen e së majtës dhe me idenë për ta bashkuar këtë të majtë. Që në fakt se bashkoi prej 6 vitesh. Z. Rama ka qenë shumë realist, shumë i suksesshëm dhe shumë i qartë në 2005. Nuk ka bërë asnjë kontestim për zgjedhjet e 8 majit në zona të tjera. Nuk ka bërë asnjë përveç Bashkisë së Tiranës që lidhet me fatin e tij personal. Ashtu siç i dërgoi letrën znj. Ashton dhe z. Fyle që unë e pranoi rezultatin, por është mirë që ju në raportin e zgjedhjeve mundësisht të vini ato vërejtje që unë ju kam propozuar. Mirëpo këtu është një situatë paradoksale, sepse nëse ti e pranon rezultatin duhet të shkosh të bësh transferimin e butë të pushtetit, siç e ka bërë PS-ja në 2005. Madje në atë kohë Rama i tha Nanos që mos u merr me vërejtjet, por prano rezultatin. Sepse kjo gjë tregon dy gjëra, e para ke mentalitet komunist dhe e dytë, ke mentalitet ballkanik. Dhe po bënë ekzaktësisht atë gjë që i kritikoi z. Nano”, thotë Islami.
Deputeti i PS-së flet edhe për procesin e zgjedhjes së strukturave në PS, duke theksuar se ai nuk mund të vetë largohet.
“Mua nuk mund të më vetë largoi z. Rama, siç përdor ai mekanizma të ndryshëm për të më mërzitur, apo lodhur. Jo. Unë jam aty, jam prezent, jam përballë. Unë i kam provuar të gjitha pozicionet në PS. Për mua nuk është e rëndësishme nëse më do apo nuk më do kryetari i radhës. Unë nuk mund të bëjë sikur dhe të mos them mendimin tim dhe t’i rrijë për një pjatë gjellë nga mbrapa Edi Ramës. Absolutisht jo. Le të vendosin forumet e partisë, se çfarë do të bëjnë në rastin tim. Por duhet pasur parasysh një gjë dhe këtë nuk e them as për shantazh dhe as për presion. Nëse 4 veta që janë të suksesshëm në çdo vend të Europës, këta largohen me votë nën urdhrin apo nën orientimin e Edi Ramës. Ky është një mesazh jo vetëm për mua. Unë jam i vendosur që të qëndrojë përballë. Ky është një mesazh për të gjithë intelektualët. Nëse në kryesinë e PS do të vendosën në orientimin e Ramës, për shkak të mediokritetit politik njerëz që vetëm do t’i lutën z. Rama; ti je më i madhi, ky nuk më problemi im, është problem i PS dhe i socialistëve dhe elektoratit shqiptarë që duhet ta votojë apo jo këtë forcë”, shprehet Islami.