Na viziton breshka e rrallë, specia e detit qendron 40 ditë në Vlorë
Vlorë-Ujrat e detit Jon i ka vizituar një breshkë e rrallë. Ajo është kapur nga peshkatarët rreth 1 milje larg bregut. Breshka është pagëzuar me emrin “Bujtina e peshkatarit”, është studiuar dhe është lëshuar sërish në det.
Peshkatarët tregojnë se ajo ishte me përmasa, 72 centimetra e gjatë 43 cm e fjerë dhe peshonte plot 70 kilogram. Breshka u kap rreth 40 ditë më parë dhe u mbajt në vaskë për tu analizuar. “Për këtë erdhi një profesor nga Tirana që i bëri matrikulimin”, thanë peshkatarët. Matrikulimi ndryshe quhet vulosja. Në barkun e breshkës u vu një vulë me emrin e qytetit ku u kap dhe datën, në mënyrë që kur ajo të vizitojë qytete të tjera të shihet intenerari i saj.
Një veçanti e kësaj breshke, krahasuar me të tjerat që kanë vizituar bregdetin e Vlorës është se ajo nuk u “stresua” gjatë kohës që u mbajt në vaskë. “Dy breshkat e tjera që ne kemi kapur vite më parë janë traumatiazar gjatë kohës që kanë ndenjur jashtë detit, ato humben shumë energji”, tregojnë peshkatarët. Ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur me këtë breshkë që ka ndenjur krejt e qetë nën shoqërinë e njerëzve.
Breshka mendohet të jetë rreth 50 vjeç dhe është e para e këtij lloji e kapur në vendin tonë. Ajo u ndesh nga peshkatarët në lundrim e sipër afër brigjeve të Radhimës në Vlorë.
Tre vite më parë në Vlorë u kap e para breshkë gjigante, ndërsa një vit më parë na vizitoi një breshkë tjetër. Specialistët mendojnë se këto viztore madhështore të ujrave detare i kanë sjellë në vendin tonë ndryshimet e klimës. Është një pakt që nuk lejon mbajtjen e këtyre specieve për kohë të gjatë në tokë, pasi janë në zhdukje dhe shkencëtarët duan që ato të riprodhohen. Por për peshkatarët ka edhe një arsye tjetër. “Ne e lëshuam breshkën për të na sjellë mbarësi në peshkim”, thonë peshkatarët vlonjat, teksa u përshëndeten miqësisht sot me breshkën që e lëshuar në det.