Marshi i nazistëve në SHBA
_299209.jpg)
Nuk kishte tërmet, as demonstrata, e madje as re të zeza në ditën, kur Partia Naziste e Amerikës (ANP) regjistroi javën e kaluar lobistin e saj në Washington: John Taylor Bowles (55), deri me tani një kandidat i pavërejtur nën hije për president në vitin 2008, dëshiron të kurorëzojë punën e tij të deritanishme në mesin e rreth 12.800 lobistëve, të cilët veprojnë në Washington.
Bowles paralajmëroi se detyrës së tij të re do ti qaset në mënyrë objektive dhe me kujdes. “Nuk do të hyjë brenda aty dhe t’ia vendosi njerëzve kryqin e thyer para fytyrave”, theksoi Bowles. Ai nuk sheh ndonjë arsye se pse kongresistët dhe senatorët amerikanë do të refuzonin ta pranonin. Disa prej tyre do të shqyejnë pamfletet e tij, ndërsa disa të tjerë, kështu së paku shpreson Bowles, do ta konsiderojnë si njeri interesant. Ai shprehet i gatshëm për bashkëpunim me përfaqësuesit e të dy partive.
Në formularin e tij të regjistrimit, Bowles theksoi se dëshiron të qartësojë qëndrimet e ANP-së për bujqësinë, të drejtat e njeriut, shëndetësinë, imigracionin, industrinë, ajrin e pastër, sistemin e pensioneve dhe për kushtetutën.
Në të kaluarën, Boëles me dëshirë ka bartur uniformën e njësive SS dhe do të shihet në të ardhmen se a do të provokojë ai me një veshje të tillë ligjvënësit në Washington.
Para se gjithash, Bowles do të ketë nevojë për shumë para, për të siguruar njerëz që do ta dëgjojnë. Por sigurimi i qasjes me gjasë Bowlesit do t’i kushtojë mjaft shtrenjtë. Jo për arsye se ANP është ndonjë lëvizje ilegale. Kushtetuta amerikane ja njeh lirinë e shprehjes edhe pjesëtarëve të lëvizjes raciste, Ku Klux Klan, e gjithashtu edhe pjesëtarëve të organizatës radikale për të drejtat e afro-amerikanëve, Black Panther.
E madje edhe nazistët në SHBA mund të flasin çfarë të dëshirojnë, për aq kohë sa nuk bëjnë thirrje për dhunë.
Problem për Bowlesin paraqet fakti se pjesa më e madhe e lëvizjeve naziste në SHBA janë shpërbërë, si rezultat i grindjeve të brendshme. Për këtë më së miri dëshmon vetë përvoja e Bowlesit, i cili nga vitet e 70-ta ka qenë anëtar i disa lëvizjeve të këtilla, të cilat janë shuar.
Kur Bowles filloi karrierën e tij aktive, Partia Naziste e Amerikës, e themeluar në vitin 1959 nga ish-oficeri George Lincoln Rosëell, po përjetonte thyerje të brendshme. Urrejtja ndaj hebrenjve u zëvendësua me urrejtjen kundër amerikanëve me ngjyrë, e më pas edhe me urrejtjen kundër hispanikëve.
Në gusht të vitit 1967, Rockwell u vra nga një ish-pjesëtar i lëvizjes. Në faqen e saj në internet, ANP lartëson Rockwellin dhe zotohet se nacional-socializmin amerikan do ta bartë në fazën e dytë, më saktësisht në shekullin e 21-të.
Bowless dhe bashkëmendimtarët e tij se “klasa dominuese e euro-amerikanëve të bardhë po degradohet në klasë të qytetarëve të rendit të dytë”, pasi që po mbizotërohet nga puerto-rikanët, zezakët, kubanët.
Në programin e tij partiak në vitin 2008, Bowles kishte këshilluar që amerikanët me ngjyrë dhe hispanikët të vendosen nëpër geto, duke i kompensuar me nga 30 mijë dollarë për këtë zhvendosje.
Përveç kësaj, ai të bardhëve ju premtoi parajsën:”Kujdes shëndetësor pa pagesë, shkollim pa pagesë, kredi pa interes për ndërtimin e shtëpive, tatime tejet të ulëta, vende të punës me paga të mira, çmime të ulëta të karburanteve dhe kohë të mjaftueshme të lirë, për të shijuar jetën”.
Dhe Bowles ka menduar edhe për atë se si do të financohej kjo lumturi:”Mjaft më me shpenzimin e parave të tatimpaguesve të bardhë për shtetet e botës së tretë, për luftëra që nuk mund të fitohen dhe përkrahjes për Izraelin”.
John Taylor Bowles, lobisti i nazistëve, konsiderohet si idiot, por ai nuk i përlyen vetë gishtat e tij.
Krimet në emër të ideologjisë së tij i kryejnë të tjerët: në vitin 2007, në vitin para kandidaturës së Bowlesit për president, FBI ka regjistruar më shumë se 9 mijë ktrime të ashtuquajtura të urrejtjes, me 9652 mijë viktima. Më shumë se gjysma prej tyre ishin përndjekur për shkak të përkatësisë së tyre racore. (Die Welt)