Forcimi i euros bllokon tregun e pasurive të paluajtshme Nga NOAAgjencitë imobiliare në Tiranë konfirmojnë faktin se ditët e fundit klientët kanë shfaqur pasiguri për të investuar, madje ka pasur edhe raste, kur kontratat janë anuluar në minutën e fu
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Forcimi i euros bllokon tregun e pasurive të paluajtshme Nga NOAAgjencitë imobiliare në Tiranë konfirmojnë faktin se ditët e fundit klientët kanë shfaqur pasiguri për të investuar, madje ka pasur edhe raste, kur kontratat janë anuluar në minutën e fundit për shkak të forcimit të euros.
Përfaqësuesi i një prej agjencive të kryeqytetit, Albec Sila, thotë se debati mbi kursin solli një efekt të menjëhershëm në punën tonë.
“Prej ditësh nuk na hyjnë qytetarët në zyrë për shkak të kësaj situate, madje ka edhe nga ata që, pasi kanë paguar kaparin për të blerë një shtëpi apo për të marrë një banesë me qira, e kanë anuluar atë, kjo për shkak të forcimit të euros”, - thotë Sila.
Por biznesi e shikon zgjidhjen e kësaj situate te politikat e qarta që duhet të bëjë qeveria për të zhvilluar prodhimin vendas.
Vetëm në këtë mënyrë bizneset nuk do të orientohen drejt importit dhe nevoja për euro do të ulet.
“Situata është e njëjtë, si në bujqësi, ndërtim apo në çdo sektor tjetër, nëse do të kishim prodhim vendas, ne nuk do të blinin produkte jashtë vendit dhe në këtë mënyrë kostot do të ishin edhe më të lira”, - thotë drejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi.
Sipas tij, mbetet për t’u vlerësuar iniciativa për të hapur fabrika çimentoje në vend, pasi ato do të ndikojnë në një kosto edhe më të lirë të këtij produkti.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro mesditën e së hënës arriti në 135 lekë, çka tregon për një stabilizim të përkohshëm të tregut valutor.
Por a do të vijojë kjo pasiguri në këtë treg në të ardhmen?
Deputeti demokrat, Sybi Hida, thotë se faktorët që garantojnë stabilitetin e kursit janë të shëndoshë, ndaj dhe luhatjet nuk do të vijojnë.
Sipas tij, debati i javës së kaluar ishte vetëm një spekulim.
Ekonomia shqiptare është pjesërisht e euroizuar, shitblerja e pasurive të patundshme, shërbimet hoteliere, shitjet e makinave apo kreditë, si dhe një sërë produktesh të tjera ofrohen në euro, ndaj stabiliteti i kursit të këmbimit mbetet parësor për ekonominë tonë.