Sandri dhe Fevziu vendosin të ndalojnë librin e HistorisëNga Antena brenda familjesSandri dje më në fund vendosi të tregojë dhëmbët për tekstin e Historisë. Kishte një javë që e brente inati me ata historianë idiotë, që jo vetëm nuk kishin futur në h
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri dhe Fevziu vendosin të ndalojnë librin e HistorisëNga Antena brenda familjesSandri dje më në fund vendosi të tregojë dhëmbët për tekstin e Historisë. Kishte një javë që e brente inati me ata historianë idiotë, që jo vetëm nuk kishin futur në histori kontributin e Sandrit dhe Fevziut, por që mbroheshin lart e poshtë që e kanë bërë tekstin me porosi të doktorit. Aq shumë u mërzit prej këtyre fjalëve, sa nuk i bëri përshtypje fare as raportimi i drejtorit të Policisë së Ndërtimit në Tiranë për prishjen e antenës së Vizion Plusit. Kishte harruar që kishte urdhëruar të shtunën prishjen e antenës së Vizion Plusit në Dajt dhe të dielën, kur e mori drejtori i Policisë së Ndërtimit të Tiranës për t’i raportuar, e kishte harruar fare.
- Shefo, e rrafshuam atë ndërtesën ne, - i tha polici i Ndërtimit.
- Kë ndërtesë mo k…?
- Atë mor shef që na the në Dajt. Atë të Vizion Plusit. A na the që të ka marrë doktori nga Amerika, të ka thënë: “Mos ta gjej në këmbë atë antenën”?
- Ëhë, e mo mirë ua bëre atyre b…q…, lërmë rehat tani, se kam një punë.
- Si urdhëron shefo, po na thuj një faleminderit, se ene ne kemi nevojë për inkurajim.
- Ça nevoje ke ti mor legen? Merr një rrogë aty dhe mos na ça k…. Sikur të mori njeri dorën ty. Marr ministrin dhe të pushon në vend. Ik mos më ça trapin. Dhe dëgjo, s’ka nevojë të them herë tjetër. Sa herë ta ngrenë ndërtesën, aq herë prishjani, se kanë marrë dhe leje ata shkërdhatat. Duan t’ia dhjesin TV Klanit dhe Ora News-it, që e kanë bërë pa leje. Këtu duhet të jemi të gjithë njësoj. Ose të ndërtojmë pa leje, ose me leje të gjithë. Unë leje s’marr dot, kështu që vendoset që do ndërtojmë pa leje. Ata kanë shkelur rregullin, kanë marrë leje, ta paguajnë tani. Ik mos më ça më trapin për këtë punë.
Pasi e hoqi qafe ndërtimorin e shkretë, që priste dekoratë, u ul me Fevziun.
- Dëgjo Fevzi. Se fola dhe me doktorin dhe kjo punë e historisë është skandal. Ti ke bërë kaq shumë emisione për historinë dhe dalin ca legenë dhe duket sikur vetëm ata e duan doktorin. Ne duhet t’u biem këtyre legenëve. Tani vërtet jemi me qeverinë, po ca të drejta për të kritikuar duhet t’i kemi dhe ne. Futi një artikull nesër ti, dhe pastaj e bëj dhe koment dhe e lexojmë në lajme gjithë ditën. Po e bëre ti, i zhdukin ata si autorë tekstesh.
- Ke të drejtë Sandër, duhet bërë, se është skandal në fakt. Në asnjë vend të botës nuk bëhen marrëzi të tilla. Shiko historinë e Italisë mo burë. Më tha Berluskoni: “Unë s’i lejoj fare të shkruajnë për mua”, - tha. Po dhe kur shkruajnë, nuk bëjnë gabime të tilla mo burrë. Këta dhe takimin e studentëve me Ramiz Alinë e kanë ngatërru. Le pastaj qeveritë e pas 1990, i kanë ngatërruar të gjitha. Po këta emisionet e mia të kishin parë si historianë dhe do ishin në rregull. Ke shumë të drejtë.
- Shiko Fevzi, duhet t’u biesh dhe për një gjë tjetër. Ata janë bërë njerëz shumë popullorë dhe thonë lart e poshtë që ne jemi njerëzit më të afërt të doktorit. Bjeru një herë, bëji copë, se dhe po u nxeh pak doktori, ia shpjegoj unë.
- Ke të drejtë Sandër, duhen bërë copë, se shumë skandal në fakt. Ne vërtet nuk e kritikojmë qeverinë për gjëra kot, por skandale të tilla nuk i falim. Puna është që pasi të shkruaj unë, të shkarkohen ata Sandër. Fol pak dhe me këtë Myqerem Tafajn ose të vë unë sekretaren t’i japë porosi.
- Po jo mo k.. çfarë sekretareje, merre vetë në telefon, i thuaj ma lexo pak shkrimin nesër dhe pezulloje atë librin.
- Jo mo se s’jam trap unë të marr një ministër koti në telefon. Vë sekretaren se dhiten në brekë ata, aq e kanë takatin. E kam vënë re dhe herë të tjera që më shumë tremben kur i merr sekretarja se sa kur i marr unë. Se unë u dukem paqësor. Po vë sekretaren dhe t’i thotë e dua të mbaruar këtë punë.
- E mo mirë, vëri sekretaren, po nuk e bëri, e marr unë, i them të q… robt po s’e ndale librin deri pasdite pa ardh doktori.
- Duhet ndalur Sandër, se është skandal. Më thonë dhe njerëzit në rrugë. Mirë mo mirë i bën gjithë këto punë qeveria, po atë libër historie ç’e kishte, se na tmerroi kalamajtë. Dhe s’kanë faj Sandër. Kam fol me gjithë kryeministrat e botës, po nuk lejon njeri skandale të tilla. Duhet t’ia themi doktorit.
- ǒke mo ti, se flas unë me të, po bëje shkrimin ti, t’ia bëjmë fakt të kryer dhe e ndalon librin nesër ai. Puna është që njerëzit të thonë që doktori reagoi kur shkroi Fevziu, jo kur e zbuloi Vizion Plus apo Top Channel, se na bie autoriteti ashtu.
- Po jo mo burrë, se s’kanë zbuluar gjë ata. Unë s’i kam parë xhanëm, se s’kam kohë, po nuk besoj të kenë gjetur këto që kam gjetur unë. Unë kam zbuluar që këta kanë harruar dhe Pandeli Majkon si kryeministër. Ti e di që unë s’e kam qejf Pandin, por gabime historike s’mund të lejojmë. Nejse, unë s’i kam parë xhanëm, po më kanë thënë që s’kanë kap gjë. Unë do t’i kap mirë këto në shkrim. Pastaj, ç’janë ata historianë mo burrë, se ai Beqir Meta më ka ardh dhe një herë në emision. E ke pa çfarë veshje mo burrë, asgjë firmato. Pale këpucët. S’di si mund të jenë historianë këta.
- Mirë Fevzo, lëre këtë temën e veshjes, po bëj atë shkrimin, se shkuam për lesh, po thonë njerëzit që doktori s’i ka më afër ata të dy, po ka këta historianët.